E ‘spiunoi’ shoku i arrestuar/ Zbardhet dëshmia e tij për Elis Suçin, si u grabit posta në Kamëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në foton e mëposhtme shihet grabitësi i postës në Kamzë me kapele dhe maskë ndërsa në dorë mban një qese të cilën dyshohet se e përdori për të marrë paratë.

Në pranga ka rënë Algert Kurtin 20-vjeç, si bashkëpunëtori që grabiti nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në qytetin e Kamzës.

Po ashtu në kërkim është shpallur Elis Suçi i cili akuzohet si autor i ngjarjes. Këta ditën e djeshme rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar. Pas arrestimit janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Në dëshminë e tij, të gjithë fajin, i arrestuari Algert Kurtin 20-vjeç, ia ka hedhur Elis Suçit i cili ndodhet në arrati.

Sipas dëshmisë së dhënë, 20-vjeçari pretendon se po qëndronte para gjimnazit të Kamzës dhe se Elisin e ka gjetur pranë postës duke vëzhguar lëvizjet e punonjësve. Kur kishte shkuar ta takonte, Elisi sipas tij i kishte thënë që do të grabisnin postën, por ai ka mohuar të ketë marrë para.

“Po qëndroja para gjimnazit të Kamzës. Elisin e gjeta aty tek posta dhe kishte vëzhguar lëvizjet e punonjësve të postës. Kur shkova ta takoj me tha që do grabisim postën. Unë nuk kam marrë lekë, dhe ku Elisi ka hyrë brenda për të kryer grabitjen unë po prisja jashtë. Kemi qenë në këmbë jo në makinë. Në momentin që Elisi ka dalë jashtë, kalova në krahun tjetër të rrugës nga ana e gjimnazit. Më vonë kam shkuar në Institut për të lënë një porosi tek një miku im. Nuk kam takuar më me Elisin dhe nuk kam folur me të. Thjesht kam pasur dijeni për këtë ngjarje” mësohet të jetë shprehur i riu para hetuesve.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV