Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Prishtina: Aspak tolerancë ndaj strukturave paralele të Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri janë dënuar fuqishëm si nga autoritetet e Prishtinës edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës që operon në veriun e vendit. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në sulmin e parë policët kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në sulmin e dytë zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar breshëri automatiku, ndërsa në një sulm të katërt janë përdorur edhe granata dore dhe automatik AK 47. Policia ka bërë të ditur, se ka pasur vetëm dëme materiale dhe të automjeteve të policisë, por jo të lënduar.

Reagime pas sulmeve

Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas sulmit të fundit ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veri, më 15 prill. Sipas kryeministrit, Albin Kurti u takon organeve të rendit që të hetojnë dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë. “Është Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës ato që i bëjnë analizat, studimet edhe të shkaqeve dhe të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba, me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale”, tha Kurti. Sulmi i 15 prillit, kur sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, policët ishin sulmuar teksa ishin nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë, kishte për qëllim të vriste policët, ka thënë Kurti. “Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga shteti i Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës”, ka theksuar kryeministri i Kosovës.

Sulmet dënohen nga bashkësia ndërkombëtare

Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare bëhet thirrje kundër eskalimit të situatës. Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar si nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR. Forcat paqeruajtëse KFOR, thanë se ata janë të gatshëm të ndihmojnë policinë e Kosovës, nëse kjo kërkohet. “Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në një deklaratë të KFOR-it. Shqetësim të thellë për situatën aktuale ka shprehur edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Në një deklaratë thuhet se “Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurësh ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit pranë Zubin Potokut. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme”, thuhet ndër tjerash në reagim. Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i dënoi ashpër sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri. “Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”. Zyra e Bashkimit Evropian, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet në veriun e Kosovës.DW

Lexo edhe :  Shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s takohet me kryeministrin Kurti

Kosova e vendosur: Reciprocitetit për targat “është i panegociueshëm”

Për Kosovën, parimi i reciprocitetit për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje për targat, pasi aktualisht është në fuqi një marrëveshje e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa. “Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merremi vesh për targat. Unë e di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërkaq për aspektet teknike e kemi grupin tonë teknik i cili merr pjesë atje si dhe kryengeciatorin i cili po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, ajo që e di që është e padiskutueshme, e panegociueshme është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media në Prishtinë më 18 prill.

Serbia i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit

Lidhur me deklaratat e Kurtit ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Përmes një komunikate për media, Petkoviq tha se Kurti nuk ka kredibilitet që të flasë për reciprocitetin në dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Beogradin. “Deklarata të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim dhe nuk kanë të bëjnë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, thuhet në komunikatë. Siç thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë Serbe, Beogradi ka thënë se do të jetë pala përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe së pari do të kujdeset për serbët. “Nëse ai vërtetë është i përkushtuar për ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës së qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë, në Ballkanin Perëndimor, Kurti do të kishte mundësuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kështu do të kontribuonte në stabilizimin e situatës në terren dhe respektimit të të drejtave të popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviq. Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Deri atëherë, qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS (Republika e Kosovës), përgjatë një dekade, kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë. Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat. Por, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kishte deklaruar në mars për REL-in se ishte optimist se grupet punuese do të prezantonin propozime për këtë çështje, për të cilat më pas do të vendosnin udhëheqja politike e të dyja shteteve.

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV