“U takua me një burrë tjetër”/ Gruaja e milionerit vritet me thikë në bodrumin e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi i Orsolya Gaal ishte futur në një çantë sporti dhe më pas flakur rreth një kilometër larg shtëpisë së saj, para se vrasësi t’i telefononte me kërcënim të shoqit.

Një grua trupi i të cilës ishte ngjeshur në një çantë sporti, besohet se është vrarë në bodrumin e shtëpisë së saj pasi ishte takuar me një burrë që nuk ishte bashkëshorti i saj.

Orsolya Gaal u gjet tragjikisht në zonën e Forest Hills, New York, me rreth 60 plagë nga goditjeje thike duke përfshirë dhe prerje të thella në fyt dhe plagë mbrojtëse në duart.

Policia tha se ajo ishte vrarë në bodrumin e shtëpisë para se të nxirrej jashtë në një çantë të madhe, sipas zyrtarëve që folën me rrjetin PIX11 News. Burimet thanë se Gaal i kishte thënë të birit se do të dilte me shoqet por tragjikisht nuk rezultoi kështu.

Hetuesit thanë se çanta e përgjakur i kishte drejtuar ata te komuniteti luksoz i mbyllur.

Ata shtonin se bashkëshorti i zonjës Gaal, biznesmeni Howard Klein, ishte në një udhëtim pune me të birin 17-vjeçar në kohën e vrasjes, kur dhe kishte marrë një mesazh drithërues në dukje nga vrarësi me celularin e viktimës. Burimet thanë se në të shkruhej: “Familja jote e ka radhën më pas”.

Një burim policor tha për rrjetin PIX11 News, tha se vrasja ishte një “hakmarrje pasi ai e kishte futur në burg disa vjet më parë”.

Policia mori në pyetje djalin 13-vjeçar, i cili besohet se ishte në kohën e vrasjes ishte në shtëpinë 2 milion dollarë të familjes.

Mediat vendase thonin se zonja Gaal i kishte thënë të birit se do të dilte me disa shoqe por në fakt ishte me një burrë.

Lexo edhe :  Pentagoni kundërshton Trump: Irani e prodhon bombën atomike brenda një viti

Dëshmitari që gjeti çantën me trupin brenda tha: “Mua m’u duk si një manekin”.

Policia tha se hetimet për çështjen vijojnë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV