“Do t’i terrorizojmë këta bijë ku**ash”/ Përgjimet italiane që fundosën bosin shqiptar të kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elvis Demçe, i konsideruar si kreu i bandës më gjakësore në kryeqytetin italian, Romë, kishte mbledhur foto, emra dhe detaje në lidhje me hetuesit që i ishin vënë pas klanit të tij mafioz. Ai donte që ata të vdisnin. Më saktë, t’i vriste, në mos vetë, dikush nga njerëzit e tij. Më 17 shkurt, “Repubblica” zbuloi planin e Demçes për të vrarë dy magjistratë romanë, ndërkohë lajmi bëri bujë në të gjithë Italinë. Në përgjime ai e krahasonte veten me Escobar. “Repubblica” shkuan se klani mafioz gjeti emrat e policëve që hetonin biznesin e tyre dhe, përmes rrjeteve sociale, ata gjurmuan fytyrat e tyre.

Mungoi vetëm hapi i fundit: “Nëse dikush i dinte shtëpitë e tyre, t’i presim atje. Do t’i terrorizojmë këta bijë ku…sh”, thuhet në zbardhjen e përgjimeve. Elvis Demçe gjendet në krye të një bande të pamëshirshme që dëshiron të marrë sheshet e farmacive midis Prenestinos, bregdetit të Pontinos, Castelli Romani dhe Velletri. Ai ka kohë që ka bërë luftë për këtë territor. Madje vendosi të kërkojë shefin e agjentëve: “Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër”. Por plani dështoi, sepse Demçe u arrestua në janarin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, EUROPOL ka në dorë një server në dukje të padepërtueshëm, “Sky Etc”, prej të cilit ka nxjerrë edhe përqindjen më të madhe të aktivitetit të shqiptarit që prej ditësh gjendet si kryelajmi i mediave italiane. Policia europiane dëgjoi telefonatat e koduara të mbi 170,000 përdoruesve, mes të cilave dhe të Demçes, ku u shqua se ai ishte i gatshëm të eliminonte gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Nga dokumentet e sapodepozituara në procedimin ndaj bandës, del edhe dëshira për të ndëshkuar forcat e Policisë.

Lexo edhe :  Etapa e tretë e “Giro d’Italia” përfundon sot në Vlorë, akset ku ndalohet qarkullimi

Nuk ka rëndësi nëse Demçe është i bindur se është “nën hetim për vrasjen e ‘Diabolikut’, theksojnë karabinierët e Njësisë Hetimore duke iu referuar lidhjeve mes shqiptarit dhe Fabrizio Piscitellit, të vrarë më 7 gusht të 2019-ës. Shqiptari ka vendosur që është e nevojshme të vrasë një oficer Policie që e bezdiste. “Nëse e gjen veten diku duke i ‘fryrë trurit’, ne e qëllojmë në 2 të pasdites para gjykatës”, ishte urdhri i shqiptarit. Tashmë bisedat e të dyshuarve janë në dorën e magjistratëve, siç ishte një bisedë e bërë në qershor 2020. “Më ndjek prej kohësh.

Është vërtet një…, duhet të kesh shumë kujdes nga ai”, i thotë shefit shqiptar një prej anëtarëve të klanit. “Por nëse është ai djali, ne duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër, thjesht ta shkatërrojmë. Një plumb në kokë, për ta shkatërruar vërtet. Vetëm merrni biçikletat. Biçikletat dhe gati në aksion. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kush e ka bërë, duhet t’i qëllojë”, thotë në një tjetër përgjim Elvis Demçe.

Një tjetër përgjim fundos bosin e kokainës, ku flet me “ushtarët” e tij më datë 7 shtator 2020: “Vëlla, këta janë homoseksualët e ‘Via Genova’-s, ekipi i atij birit të…”, thonë anëtarët e bandës. Ndërkohë Demçe ia kthen: “Prisni sa t’i bëj këtë kurthin e fundit. Shihni çfarë do t’i bëj! E lë të vdekur në tokë në mes të Tor Bellës me kokën plot plumba”.

Të fundit

Zgjedhjet/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 13:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. -Ora 13:00 Sipas,...

Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një konferencë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që...

“Të refuzojmë qeverinë Rilindase”/ PD Shkodër shkel heshtjen zgjedhore

PD Shkodër ka shkelur heshtjen zgjedhore duke sulmuar politikisht kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci, përmes një deklarate publike. "Sot është një ditë e...

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të Qendrës së...

Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato...

Lajme të tjera

Web TV