Horror në Meksikë/ Vrasësi me pagesë gjendet i varur në urë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi me pagesë i identifikuar si El Pelón Luna është gjetur i varur në një urë në fundjavë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima i kishte shpëtuar edhe më parë vdekjes kur bandat i kishin vënë zjarrin shtëpisë së tij duke i vrarë familjarët.

Ndër të tjera mësohet se José de Jesús Luna, i njohur gjithashtu si El Pelón Luna, u identifikua pasi u gjet i varur nga ura e autostradës ‘Bypass Bridge’ në kufirin mes Meksikës dhe SHBA, të dielën më 17 prill.

Luna ishte vrasës i grupit kriminal Los Salazar, i lidhur me kartelin famëkeq Sinaloa që vepron në shtetin meksikan të Sonora.

Autoritetet thanë se trupi i tij u gjet bashkë me një tjetër person në të cilin ishte lënë letra e marrjes së përgjegjësisë për krimin nga karteli rival Plaza.

Sulmi erdhi pasi Pelón Luna kishte arritur të mbijetonte ndaj grupit që bastisi shtëpinë e tij me qëllim që ta ekzekutonin në shtator 2019, reporton rrjeti Infobae.

Asokohe ai kishte shpëtuar, por djali i tij Dayron Jesús, 8 vjeç, partnerja Perla Verónica, 31, dhe i vëllai Christian Abel Luna kishin humbur jetën kur shtëpisë iu vu zjarri, sipas mediave vendase.

 

Të fundit

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria: Një Shembull i Suksesit në Prokurimet Publike Në një...

Instagrami ‘mollë sherri’për disa vajza në Korçë, godasin njëra- tjetrën me shishe qelqi

Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri...

Teatri i së hënës para SPAK

Ditën e hënë, SPAK dha një shfaqje tipike teatri politik. Thirri në të njëjtën orë Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ajola Xoxën. Të parin e...

Kërcënimi i familjarëve të kandidates së PS/ Paralajmëron Ulsi Manja

Drejtuesi politik i PS në qarkun Lezhë, Ulsi Manja ka reaguar pas incidentit në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç. Ai tha...

Rriten çmimet për finalen e Final Four, bileta më e lirë 1000 lekë, më e shtrenjta 5000

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare”, më...

Lajme të tjera

Web TV