Apeli i GJKKO dënon ish-drejtorin e burgut 313, Eduart Struga përfundon në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’ Eduart Struga është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish drejtorin i cili tashmë do rikthet në qelitë që ka drejtuar, pasi ai u hetua në gjendje të lirë. Togat e zeza të apelit kanë lënë në fuqi vendimin edhe për dy të pandehurit e tjerë.

Fajtor u shpall edhe për përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florjan Ahmetaj, i cili u dënua 4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Ndërsa me 3 vite burg u dënua biznesmeni Ervin Kurtulla, pasi është përfshirë në skemën korruptive.

Nga hetimet ka rezultuar se dy ish-zyrtarët e lartë të burgut janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Për Strugën dhe Ahmetaj është vendosur gjithashtu edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Eduard Struga, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit ‘Jordan Misja’, në bashkëpunim me shtetasin Florjan Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”. Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me Ervin Kurtullën për t’ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës.

Ish-drejtori i burgut, Eduart Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe Ervik Kurtullën, u arrestuar në prill të 2020-tës pasi në këmbim të parave kishin lejuar aktivitetin e një minimarketi brenda burgut 313.

Të fundit

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit nga Man. City, mesfushori ofensiv...

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”/ Si e ‘groposi’ shteti qytetarin për ‘evazion’

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël,...

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është vendosur në Mbretërinë...

Lajme të tjera

Web TV