Shqipëria në prag të integrimit, PE voton për hapjen e negociatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim, Eurodeputetët votuan për progres-raportin. Kjo nënkupton se jemi një hap larg hapjes së negociatave të BE-së, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në raport theksohet se edhe në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, BE duhet të përshpejtojë procesin e integrimit me të dyja vendet.  

Parlamenti Europian miraton progres raportin për Shqipërinë për “hapjen e negociatave”, duke vlerësuar se ka plotësuar të gjithë kushtet. Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021. Në raport, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian dhe shprehin mbështetje e qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE. Eurodeputetët shprehën keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian. Duke vlerësuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, plotësisht në përputhje me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, raporti Santos i bën thirrje BE-së të vlerësojë në mënyrë kritike “Implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkani Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”. Ajo u kërkon vendeve anëtare të demonstrojnë unitetin evropian duke nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh si implikimet gjeopolitike të vendimit ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet. 

Intervista/ Rama: Nëse nuk martohemi me BE, do jemi murgeshat e Europës 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median gjermane “WELT”, ku ka folur për takimet zyrtare në Gjermani javën e kaluar, rrugën e Shqipërisë drejt intergimit dhe gjendjen ku ndodhet Europa pas luftës në Ukrainë. I pyetur për takimin me kancelarin Olaf Scholz, pasues i Angela Merkel, Rama ësshtë shprehur ”Është interesante se sa ngjajnë Angela me Olaf Scholz. U ulëm në të njëjtën zyrë dhe më dukej sikur isha me të, i njëjti qëndrim, mënyra se si dëgjon, me shumë respekt, shumë efektive, bisedë fjalëpakë por me shumë substancë, një buzëqeshje e matur”. Kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon pse është e rrezikshme për BE-në të mos anëtarësojë vendet e Ballkanit dhe përse ai i konsideron kritikat mbi politikat e mëparshme të Gjermanisë ndaj Rusisë si të padrejta.

WELT: Zoti Rama, Angela Merkel ka mbështetur gjithmonë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Ju takuat këtë javë pasardhësin e saj, Olaf Scholz. A mendoni se ai do të ndjekë këtë linjë?

Kryeministri Edi Rama: Është interesante se sa ngjajnë Angela me Olaf Scholz. U ulëm në të njëjtën zyrë dhe më dukej sikur isha me të, i njëjti qëndrim, mënyra se si dëgjon, me shumë respekt, shumë efektive, bisedë fjalëpakë por me shumë substancë, një buzëqeshje e matur. Kancelari u tregua shumë i gatshëm për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Ngjante si mishërimi i Angela Merkel.

WELT: Katër vjet më parë, në një intervistë për ËELT, ju thatë se ishte paradoksale që Shqipëria nuk ishte ende anëtare e BE-së. Deri më sot, negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar. Ku qëndron problemi?

Edi Rama: M’u desh ta pësoja për të marrë këtë mësim: nuk mjafton ta duash e t’i përkushtohesh BE-së, nuk mjafton që të bëjmë gjithçka që ajo kërkon për të dhënë pëlqimin e saj për martesë. Sepse nuk ka të bëjë me ne, por me ta. Komisioni Evropian ka katër vjet që ka dhënë dritën jeshile, por dikush në Këshillin e BE-së vazhdon të thotë jo dhe procesi ngrin sërish.

WELT: Pse ndodh kjo?

Edi Rama: Kjo ndodh për shembull, kur afrohen zgjedhjet kombëtare. Disa qeveri në BE janë pengje të narrativave nacional-populiste, si përshembull nëse BE-ja pranon një anëtar të ri, do shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të tjerë. Është një manovër taktike sepse kanë frikë nga opinioni publik.

Lexo edhe :  10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

WELT: Lufta kundër korrupsionit është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE. Transparency International e rendit Shqipërinë ndër të fundit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në vendin e 110 nga 180 në 2021. A është vërtet vendi juaj gati për BE?

Edi Rama: Nuk i besoj kësaj transparence, sido që të jetë, asnjë sekondë. Ne kemi bërë kaq shumë përparim. Vetëm një shembull: Shqipëria ka dixhitalizuar tashmë 95 për qind të shërbimeve të saj. Kur u futa në politikë, asnjë shërbim nuk menaxhohej në mënyrë dixhitale. Njerëzit duhej të qëndronin në radhë për orë të tëra për të marrë një dokument. Gjithçka ishte e korruptuar. Si ka mundësi që kjo ecuri të mos përmirësojë renditjen tonë? Le të mos harrojmë edhe reformën tonë në drejtësi.

WELT: BE po diskuton borxhet e përbashkëta. Edhe në këtë kuadër, disa vende mund të hezitojnë të pranojnë një vend ekonomikisht të dobët si Shqipëria, veçanërisht pas pasojave ekonomike që la pandemia dhe tani lufta në Ukrainë…

Edi Rama: Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por nuk duhet harruar se si të gjitha vendet e Ballkanit është vend i vogël. Ballkani ka shumë rëndësi gjeostrategjike. Është e rrezikshme për BE-në që vendet e Ballkanit të mos jenë anëtare. BE-ja do të ishte më e sigurt dhe më e fortë me to si pjesë e saj. Për momentin, BE-ja është i vetmi realitet gjeografik me një kufi të brendshëm, është si një njeri që vjen rrotull me plagën hapur. Kjo e bën të dobët dhe i duhet ta mbyllë këtë plagë për të mbrojtur veten.

WELT: Po sikur BE – e thënë me fjalët tuaja – të mos pranojë kurrë të martohet me Shqipërinë? Kur t’ju shterojë durimi dhe të filloni të kërkoni për një partner të ri, ndoshta pak më në lindje…

Edi Rama: Nëse BE-ja nuk pranon të martohet, ne do të plakemi pa u martuar kurrë. Ne do të jemi murgeshat e Evropës. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për t’u martuar me BE-në dhe me askënd tjetër.

WELT: Le të flasim për luftën në Ukrainë. Shqipëria merr shumë lëndë të para prej andej, por edhe nga Rusia. Çmimet e karburantit dhe grurit janë rritur, duke nxitur protesta masive gjatë muajit të kaluar. Si keni ndërmend të çliroheni nga kjo varësi?

Edi Rama: Ne kemi probleme me çmimet, por aktualisht po punojmë ngushtë me importuesit dhe vendet partnere për të siguruar furnizimin, që të mos ketë mungesa. Ka një urë të rëndësishme me Serbinë, e cila prej shumë vitesh furnizon me grurë kompanitë shqiptare. Ne kemi krijuar rezerva duke u dhënë importuesve tanë të ushqimit bazë një garanci se ata mund të blejnë më shumë se zakonisht dhe nuk do të kenë asnjë problem në periudhën afatmesme. Çmimet janë ende të larta, por nuk arrijnë deri në kupë të qiellit. Ne kemi prezantuar gjithashtu “Paketën e Rezistencës Sociale” që siguron fonde, në bazë të rritjes së çmimeve, për pensionistët dhe grupet e tjera vulnerabël, si dhe subvencione për kompanitë e transportit publik dhe fermerët. Këto masa i qetësojnë të gjithë.

WELT: Me luftën në Ukrainë, Putini po i afrohet Ballkanit me etjen e tij në dukje të pakufizuar për pushtet. A mendoni se Rusia mund të destabilizojë rajonin?

Edi Rama: Rajoni është i pambrojtur sepse ndikimi rus është shumë i fortë, jo në Shqipëri, por në Bosnje, Mal të Zi dhe veçanërisht në Serbi.

WELT: Serbia nuk e ka dënuar ende pushtimin e Ukrainës dhe po shfaq tendenca pro-ruse. Në të njëjtën kohë, Shqipëria mban marrëdhënie të ngushta me Serbinë, për shembull përmes nismës “Ballkani i hapur” për tregtinë e lirë. Sa larg duhet të shkojë Serbia drejt Rusisë që Shqipëria t’i jepte fund bashkëpunimit me të?

Edi Rama: Serbia nuk po shkon drejt Rusisë. Përkundrazi, në mënyrë të çuditshme, ajo mori anën e Perëndimit duke dënuar agresionin rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një shenjë shumë e mirë që Serbia votoi tre herë kundër Rusisë. Nëse Serbia do të kishte bërë të kundërtën, do të ishte një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë. Marrë me shkurtime nga WELT

Të fundit

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

“Berisha foli si në mbledhje kryesie”, gazetari: PD është më e përçarë se kurrë

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa temp dhe pa ritëm. Sipas...

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës...

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore që do të ishte vendimtare...

Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka. Ai...

Lajme të tjera

Web TV