Besnik i Putin/ Kush është Ramazan Kadyrov, lideri çeçen i etur për gjak!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një personazh që duket sikur vjen nga një roman, djali i liderit separatist Akhmad, është aleati më i pamëshirshëm i Kremlinit.

Ai ka kërcënuar me vdekje presidentin Zelensky. Ramazan Kadyrov tha se Rusia duhet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit, nëse “një mercenar i vetëm i huaj” gjendet në territorin e Ukrainës.

Lideri çeçen paralajmëroi se forcat ruse do të pushtonin Donbasin dhe më pas “çdo qytet të Ukrainës.”

Në Ukrainë ai e kishte filmuar veten në video, megjithëse mediat raportuan se mund të ishte filmuar diku tjetër.

Kadyrov ka në Ukrainë “skuadrat e vdekjes” që I atribuohen krimeve të luftës, përdhunimeve, torturave të civilëve dhe planeve për të vrarë presidentin Zelensky.

Pas gjithë kësaj qëndron një personazh që duket sikur ka dalë nga një roman, Ramazan Kadyrov, 45-vjeçari është “koka e Çeçenisë”, siç e quan ai veten.

Për 15  vjet ai ka komanduar republikën e vogël çeçene e cila është mjaft e pasur me naftë. Në viti 1990 ajo zhvilloi dy luftëra të përgjakshme kundër Moskës për të arritur pavarësinë, por më pas u bë një aleate e ngushtë dhe besnike e Kremlinit.

Ramazan Kadyrov është në krye të Çeçenisë që në vitin 2007 dhe që atëherë ka krijuar lidhje shumë të ngushta me Kremlinin, për shkak të një marrëdhënieje në dukje shumë të mirë personale me Putinin.

Me mjekrën e një profeti, pothuajse gjithmonë i veshur me të zeza, Kadyrov i ka detyruar gratë çeçene të mbajnë shami dhe ka nisur fushata brutale kundër homoseksualitetit. Represioni, korrupsioni, dhuna, burgjet sekrete, torturat dhe kërcënimet janë shenjat dalluese me të cilat ai ka ndërtuar pushtetin e tij.

Të fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së...

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas. 23-vjeçari ndërroi jetë pas...

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë...

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Lajme të tjera

Web TV