I biri sot kërkoi hakmarrje, kush është i forti i Pogradecit që vendoste gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në Pogradec, e cila ka rikthyer konfliktin e nisur dy vite më parë.

Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari, kanë plagosur me armë Joan Muçllarin pranë hotel “Kalasë” në Pogradec.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili dy vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.

Atentati ndaj Muçllarit në vitin 2020 erdhi pasi ai nuk i kishte paguar “gjobën” Berberit i cili njihej si një nga të fortët e qytetit.

Kush është Ilir Berberi, i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës”?

Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari  ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 2020 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht në vitin 2020 u arrestuan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia si dhe Mariglen Topuzi.

Lexo edhe :  Tiranë/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

Ngjarja e e ditës së hënë

Pa kaluar ende dy vite nga atentati i dy viteve më parë, Firdeus Berberi, djali i të forti të Pogradecit, në shenjë hakmarrjeje për babain e tij në burg, ka qëlluar me kallashnikov mbi Joan Muçllarin, djalin e Jetmir Muçllari.

Të fundit

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë...

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro blihet me 96.5 lekë dhe...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Lajme të tjera

Web TV