“Halina, rri me ne”, publikohen pamjet kur kineastja u qëllua për vdekje nga Alec Baldwin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet e rënda nga dita kur kineastja 42-vjeçare, Halina Hutchins, humbi jetën në xhirimet e filmit “Rust” nga arma e shkrepur nga aktori Alec Baldwin, janë publikuar ditën e sotme.

Një video e publikuar nga Daily Mail tregon Halinën e gjakosur dhe të shtrirë në tokë brenda një kishe, me mjekët që bëjnë çdo përpjekje për ta mbajtur atë në jetë.

Anëtarët e personelit paramjekësor, në fakt duket se janë mbi të dhe dëgjohen duke bërtitur “Halina, rri me ne”. Megjithatë, ajo duket se është pa ndjenja dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të tyre.

Në një video tjetër të publikuar nga gazeta britanike, anëtarët e stafit, teknikët dhe aktorët, përfshirë Alec Baldwin, dëgjohen duke pyetur për gjendjen e saj shëndetësore. Kur Aleku e pyeti se si ishte, mjekët u përgjigjën se gjërat ishin “pak më të rënda” nga sa do të dëshironin.

Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një aparat fotografik trupor dhe janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në New Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021.

Sherifi deklaroi se hetimet janë në vazhdim pasi çështja mbetet e hapur. Po ashtu, ai ka shpjeguar se priten rezultatet e ekspertizës balistike dhe mjeko-ligjore të FBI-së, si dhe analiza e gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së.

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shkrepur armën, e cila presupozohej të kishte plumba ‘falco’ duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina.

Të fundit

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Lajme të tjera

Web TV