“Do të vras…”/ Rrahu babanë dhe e kërcënoi me thikë, kapet 20-vjeçari në Gramsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, e kanosi me mjet prerës dhe i dëmtoi automjetin, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga shtetasi S. K., 45 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Kush ka fatura të energjisë elektrike të pa-paguara deri në fund të vitit 2023, do të mund t’i shlyejë...

BE miraton 87.7 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

BE, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është...

Ben Blushi: Duhet të bëjmë biznes me universitet, të ftojmë studentë nga Azia

SHKRUAR NGA BEN BLUSHI Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës....

Trump paralajmëron lëvizjen e radhës: Mund të godasim sërish

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin sërish uzinat bërthamore të Iranit “nëse është e nevojshme”. Trump e bëri këtë...

Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: “Bashkia nuk është zyrë partie”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit...

Lajme të tjera

Web TV