“Madridi del i gjallë”/ Ja titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme është rikthyer kompeticioni më prestigjoz i futbollit Champions League me përballjen mes Manchester City-t dhe gjigantëve spanjollë të Real Madrid. “Finalja e parakohshme” dhuroi një nga klasiket e futbollit evropian me Citizens që fituan me rezultatin 4-3 ndaj të besuarve të Carlo Ancelottit.

Përballja e vlefshme për fazën gjysmëfinale ishte kryefjala e shtypit sportiv mbarë botëror. Ja disa prej titujve kryesorë të gazetave sportive:

“Madridi del i gjallë”  shkruan gazeta SPORT. Ekipi i Guardiolës kishte “Los Blancos” në litar pas një recitali loje, por Benzema dhe Vinicius erdhën në ndihmë për të lënë gjysmëfinalen të hapur.

“Nga Mrekullia në Mrekulli” është titulli kryesor i gazetës Marca. “Lojë e gjallë, një qytet i madh mundi të shënonte, lidhja Vinicus- Benzema mbështeti sërish “Los Blancos”

“Bernabeu ka punë”, ky është titulli i gazetës “AS”. Madridi ringjallet tre herë në Etihad dhe i bën thirrje Caldera-s së stadiumit të tij që të jetë në finale. Benzema që shënoi një gol të stilit Panenka: Na duhen tifozët si kurrë më parë. Le të bëjmë diçka magjike.

“Thjesht Çmenduri” shkruan gazeta franceze “L’ EQUIPE”. Në një lojë totalisht të çmendur, Manchester City nuk i priti dot tre gola.
Por Reali falë  Benzema i cili u tregua i jashtëzakonshëm dhe autorit të një konversi të dyfishtë mori gjitha shanset e tij për kualifikim.

“Çmenduri” kështu e cilëson lojën e mbrëmshme në Bernabeu gazeta Mirror Sport. City ka epërsi  në pjesën e dytë pas një loje të çmendur dhe një Benzema si Panenka.

Ndërsa italiania Corriere dello Sport shkruan: Show i City-t, por Reali ka gjithmonë Benzemagic (Benzemanë magjik)

“Juve, ku është marrëveshja” është titulli që hap gazetën italiane TUTTOSPORT.  Bardhezinjtë peshojnë të mirat dhe të këqijat e hiteve të tij të mundshme verore. Argjentinasi i ofron vetes Zaniolo dhe një tundim me çdo dyshim. jehonë çfarë thonë shifrat dhe ekspertët.

Lexo edhe :  45 milionë euro për një talent nga Amerika Latine, United guxon në merkato

 

Të fundit

Përdori fondet e fushatës për botoks, ish-kongresmeni dënohet me 7 vite heqje lirie

Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat...

Sherri masiv në Lundër, 19-vjeçari që përfundoi në spital është i biri i ish-deputetit

Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u përfshinë në një përplasje mes...

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës...

Publikohet video, Xhelal Mziu dhe nipi i tij i vërsulen 33-vjeçarit pas takimit elektoral

Janë publikuar pamjet ku deputeti demokrat, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Lajme të tjera

Web TV