Peticioni ndaj Yuri Kim/ Vjehrra e Floriana Garos rendit arsyet pse nuk duhet firmosur

Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një peticion kundër ambasadores amerikane Yuri Kim. Sipas këtij peticioni i kërkohet DASH, që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë.

Reagime të shumta kundër kësaj nisme ka patur ditët e fundit.

Një ndër to është  edhe vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri e cila njihet tashmë për qëndrimet kundër Sali Berishës.

Në statusin e saj, Ratkoceri ka renditur disa pika si kujtesë për ata që duan të firmosin këtë peticion. Në këto pika ajo thekson rolin e SHBA në historinë e shtetit shqiptar ndër vite.

Statusi i plotë. 

Kujtese per ATA qe e kane inicjuar dhe ata qe duan ta firmosin peticjonin për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj, zonjes Yuri Kim, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur qartë se qendrimet e ambasadores nuk janë personale, por përfaqësojnë Uashingtonin zyrtar.

1 – Shpetimi i Shqiperise nga copetimi pas luftes se pare boterore :
Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën.

“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.

“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”.
Shqiperia shpetoi nga copetimi !

2- 1989-1990 ishte ShBA qe e detyroi Ramiz Aline te dorezoje pushtetin pa gjakderdhje dhe ti hapi rrugen pluralizmit.

Lexo edhe :  Berisha: Tom Doshi ka turp të vijë në Kuvend

3- 1998 ishte SHBA qe shpetoi popullin shqiptar te Kosoves nga gjenocidi dhe i dhuroi pavaresine plotesisht te merituar Kosoves martire

4 – Ne ditet e sotme , ne kulmin e rrezikut te pershkallezimit te luftes edhe ne Ballkan, Shqiperia dhe Kosova ndjehen te sigurta se kane mbrojtjen e SHBA!

Per te gjithe ata qe para interesit te Atdheut , vene interesat e politikaneve tane,qe kane 30 vjet, qe na mbajne nen zgjedhe, :
« Fali o Zot se nuk dine çfare bejne ! «