Rusia kërcënon Britaninë/ Mediat thirrje Putinit: Fshije nga dheu me armë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ditën e djeshme shefi i sigurisë shtetërore të Rusisë lëshoi një kërcënim të hapur drejt Britanisë së Madhe, sot të njëjtën gjë ka bërë dhe media shtetërore.

Të gjitha këto kërcënime vijnë pasi ministri britanik i mbrojtjes deklaroi në një postim në Twitter, se nëse Ukraina vendoste të sulmonte Rusinë do kishte mbështetjen e shtetit anglez.

Media shtetërore ruse i ka kërkuar Vladimir Putinit që të fshijë Mbretërinë e Bashkuar me armë bërthamore për shkak të mbështetjes së saj ‘të çuditshme’ për Ukrainën. Vladimir Solovyov, i referuar shpesh si propaganduesi i Putinit, bëri kërcënimin sot teksa foli me kreun e agjencisë ruse të hapësirës për raketën e re Sarmat 2 të vendit, e cila do të hyjë në shërbim më vonë këtë vit.

“Siç doli, një Sarmat do të thotë minus një Britani e Madhe,” mburrej Solovyov, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është bërë “plotësisht e mërzitshme”, në një referencë për mbështetjen e saj të zëshme për Ukrainën që kur Putin dha urdhrin për të pushtuar.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV