Edhe Hitlerit i dridhej dora si Putinit/ Ja sëmundja që dyshohet se i ka prekur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes thashethemeve për shëndetin e tij të dobët, një video që tregon dridhjen e dorës së Vladimir Putin teksa ai përshëndet liderin e Bjellorusisë u rishfaq këtë javë.

Videoja, e cila thuhet se u filmua pak para fillimit të agresionit rus të Ukrainës në shkurt, e tregoi atë duke “u mbajtur në karrige” si dhe duke e mbajtur dorën në gjoks për të ndaluar atë të dridhej ndërsa përshëndetej me Aleksandër Lukashenkon.

Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet u shfaqën që tregonin fytyrën e tij të fryrë dhe qëndrimin jo të drejtë.

Por, siç shkruan Daily Mail, skenat e “vështirësive të dukshme” të Putinit të kujtojnë një video që tregonte gjendjen e dobët të shëndetit të Adolf Hitlerit, ndërsa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Në atë që ishte një nga herët e fundit që diktatori u pa i gjallë jashtë bunkerit të tij në Berlin, një video propagandistike e filmuar në prill 1945 e shfaqte atë duke dekoruar anëtarët e Rinisë Hitleriane që ishin thirrur për të mbrojtur Berlinin.

Filmimi duket se tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po futeshin në kryeqytet.

Videoja, e cila u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur teksa ai e mbante pas shpine ndërsa përshëndeste oficerët ushtarakë gjatë të njëjtit udhëtim jashtë bunkerit të tij.

Shumë historianë dhe ekspertë besojnë se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit në kohën kur u filmua videoja.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV