Veliaj: Nga 1 maji heqim përfundimisht 40 sportele, ja dokumentet që do të ofrohen online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj, edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative. Nga 60 zyra që funksionojnë aktualisht në shërbim të qytetarëve, Veliaj tha se do të mbyllen 40 të tilla dhe do të qëndrojnë të hapura vetëm shërbimet utilitare, të cilat s’mund të ofrohen online, si celebrime, betime etj.

“Do ta shfrytëzojmë çdo ditë, deri në datën 1 Maj, për të komunikuar këtë platformë të re të mbylljes së sporteleve fizike në Bashkinë e Tiranës, të cilat u marrin kohë njerëzve. Shumë prej shërbimeve që ofrohen në to, do të merren online. Dua që secili prej jush të komunikojë në zonën ku shërben si anëtar i Këshillit Bashkiak, për të gjitha këto shërbime, të cilat mund t’I marrë nga shtëpia vetëm me një ‘click’, pa qenë nevoja të vish në dyert e bashkisë apo Njësisë Administrative”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, është mëkat që qytetarët të harxhojnë kohë në radhë të panevojshme për shërbime që janë zgjidhur nga teknologjia. “Koha është ajo që vlen më shumë për secilin prej nesh, është e vetmja gjë që s’mund ta kthejmë dot mbrapsht. Nëse mbledhim orët e radhëve të pritjes në një vit, mund të jenë mjaftueshëm ditë për të bërë shumë gjëra. Por ne i harxhojmë duke pritur në radhë të panevojshme. Tani shërbimet i merr nga celulari,” deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi gjithashtu faktin se nuk do të ketë reduktim të numrit të punonjësve në zyrat e shërbimeve, pasi ata tashmë janë trajnuar dhe do të kalojnë për të shërbyer online.

Lexo edhe :  Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

 

 

“Ka shërbime të cilat nuk i kryejmë dot online, siç janë për shembull celebrimet martesore, ku duhet të jenë prezentë çifti dhe dy dëshmitarët, kurse shkëmbimi i premtimeve duhet të administrohet nga kryetari i Bashkisë ose kryetari i Njësisë Administrative. Po ashtu, edhe betimi i shtetasve të huaj që marrin shtetësinë shqiptare nuk mund të kryhet online sepse personi duhet të betohet fizikisht para kryetarit të Bashkisë për besnikëri ndaj Kushtetutës të Shqipërisë. Por, marrja e një certifikatë lindjeje, një certifikatë martesore, një certifikatë e trungut, vërtetime që janë tashmë pjesë e databazës së e-Albania, mund të merren fare lehtë online,” u shpreh ai.

Dokumentet që do të ofrohen online nga 1 Maji nga zyrat e gjendjes civile janë:

1. Certifikatë personale prej 2010 e në vazhdim
2. Certifikatë familjare aktuale prej 2010 e në vazhdim
3. Certifikatë nga akti i lindjes prej 2010 e në vazhdim
4. Certifikatë nga akti i martesës prej 2010 e në vazhdim
5. Certifikatë nga akti i vdekjes prej 2010 e në vazhdim
6. Deklarim i adresës së shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
7. Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi
8. Kërkimi i qendrës së votimit (QV)

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV