Chelsea me pronarë të rinj, manjati amerikan shumë afër blerjes së klubit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas mediave britanike, Grupi i drejtuar nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly është favorit për blerjen e Chelseat. Prandaj, procesi i gjatë i vlerësimit të ofertave duket i marrë fund, me bankën e New York – Raine Group, që ka zgjedhur grupin Boehly, për të nisur negociatat ekskluzive për mbylljen e marrëveshjes.

Një zëdhënës i konsorciumit Boehly nuk pranoi të komentojë të premten, por presidenti dhe CEO i Eldridge Industries mendohet se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe me gjasë vendimtar. Boehly është në konsorcium me bashkëpronarin e Dodgers Mark Walter, biznesmenin britanik Jonathan Goldstein, miliarderin zviceran Hansjorg Ëyss dhe firmën amerikane të investimeve Clearlake Capital.

 

Aaaaaa

Chelsea shpreson të ketë një pronar të ri deri në fund të majit pasi trajneri Thomas Tuchel duhet të fillojë planifikimet për sezonin e ardhshëm. Për shkak të sanksioneve ndaj Abramovich, Tuchel nuk është në gjendje të ofrojë kontrata të reja për lojtarët aktualë ose të nënshkruajë me të tjerë.

 

 

Ky rast vjen po në ditën kur dukej i sigurt kalimi i Chelseat te shefi i gjigantit kimik Ineos, Jim Ratcliffe, i cili paraqiti një ofertë prej 4.25 miliardë paund (rreth pesë miliardë euro) për blerjen e Chelseat.

“Një ofertë britanike për një klub britanik,” tha kompania në një deklaratë, duke premtuar investime në Stamford Bridge si dhe për të afruar trajnerët dhe lojtarët më të mirë”. Problemi për Ratcliffe është se ai tashmë zotëron klubin e Nice dhe ekipin e çiklizmit, Ineos.

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV