Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Unaza e madhe dhe “5 Maji”, Veliaj: Projektet e Tiranës nuk do të ndalen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është i vendosur në dy planet e mëdha të infrastrukturës siç është Unaza e Madhe dhe “5 Maji”. Ai tha se projektet nuk do të ndalen sa kohë që Rama të jetë në pushtet.

Projekti i Unazës së Madhe do të përfundojë dhe do të sjellë ulje të trafikut dhe lehtësim të qarkullimit në Tiranë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se asnjë projekt në Tiranë nuk do të ndalet. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për realizimin e projekteve madhore për qytetin, ndërsa theksoi se Tirana nuk ka kohë për të humbur. “Projekti i Unazës kalon nga sheshi “Shqiponja” në drejtim të Lumit të Tiranës, pastaj kalon Lumin në zonën e Laprakës dhe e ndjek përgjatë Paskuqanit, për t’u rikthyer tek zona e “5 Majit”, ku prapë kemi pasur konflikte të polizituara, mandej kalon në Tufinë dhe lidhet me Farkën. Shkoni pyesni sa është rritur vlera e tokës aty ku kalon gjurma e autostradës. S’ka asnjë dyshim që, sa të jetë Edi Rama kryeministër dhe kjo administratë e bashkisë në Tiranë, projektet nuk do të ndalen”, tha Veliaj. Ai u ndal dhe tek protestat e opozitës si dhe tek lagjia “5 Maji” në kryeqytet. “Çfarë do të bëjmë me kohën e humbur? Tre vjet i humbëm te Astiri, kemi një vit që merremi me zonën e “5 majit”. Lagja te “5 maji” do të bëhet dhe kjo nuk diskutohet fare, as nga kërcënimet e çudirat që dëgjojmë sepse nuk ka gjë në botë që e ndal progresin. Në mos ne, do të vijë një gjeneratë tjetër që do thotë: – Tirana do të rritet, kush jeni ju që bllokoni autostradat dhe rrugët? Për të gjitha këto arsye, ftesa për të gjithë qytetarët që preken është: Për sa kohë që marrin kompensimin, për sa kohë që i marrin metrat katrorë një më një, politizimi i këtyre çështjeve me parti që vënë bast ta fitojnë zemrën dhe votat e qytetit duke bllokuar projektet, janë demode. Po të kishte qenë strategji fituese do të kishin fituar ndonjëherë. Ai që urren për arsye politike forcën tonë, banon në një shtëpi që sot vlen më shumë se 7 vite më përpara”, nënvizoi Veliaj.

Bashkia heq sportelet

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj, edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative. Nga 60 zyra që funksionojnë aktualisht në shërbim të qytetarëve, Veliaj tha se do të mbyllen 40 të tilla dhe do të qëndrojnë të hapura vetëm shërbimet utilitare, të cilat s’mund të ofrohen online, si celebrime, betime etj. “Do ta shfrytëzojmë çdo ditë, deri në datën 1 Maj, për të komunikuar këtë platformë të re të mbylljes së sporteleve fizike në Bashkinë e Tiranës, të cilat u marrin kohë njerëzve. Shumë prej shërbimeve që ofrohen në to, do të merren online. Dua që secili prej jush të komunikojë në zonën ku shërben si anëtar i Këshillit Bashkiak, për të gjitha këto shërbime, të cilat mund t’i marrë nga shtëpia vetëm me një ‘click’, pa qenë nevoja të vish në dyert e bashkisë apo Njësisë Administrative”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, është mëkat që qytetarët të harxhojnë kohë në radhë të panevojshme për shërbime që janë zgjidhur nga teknologjia. “Koha është ajo që vlen më shumë për secilin prej nesh, është e vetmja gjë që s’mund ta kthejmë dot mbrapsht. Nëse mbledhim orët e radhëve të pritjes në një vit, mund të jenë mjaftueshëm ditë për të bërë shumë gjëra. Por ne i harxhojmë duke pritur në radhë të panevojshme. Tani shërbimet i merr nga celulari,” deklaroi ai. Veliaj nënvizoi gjithashtu faktin se nuk do të ketë reduktim të numrit të punonjësve në zyrat e shërbimeve, pasi ata tashmë janë trajnuar dhe do të kalojnë për të shërbyer online. “Ka shërbime të cilat nuk i kryejmë dot online, siç janë për shembull celebrimet martesore, ku duhet të jenë prezentë çifti dhe dy dëshmitarët, kurse shkëmbimi i premtimeve duhet të administrohet nga kryetari i Bashkisë ose kryetari i Njësisë Administrative. Po ashtu, edhe betimi i shtetasve të huaj që marrin shtetësinë shqiptare nuk mund të kryhet online sepse personi duhet të betohet fizikisht para kryetarit të Bashkisë për besnikëri ndaj Kushtetutës të Shqipërisë. Por, marrja e një certifikatë lindjeje, një certifikatë martesore, një certifikatë e trungut, vërtetime që janë tashmë pjesë e databazës së e-Albania, mund të merren fare lehtë online,” u shpreh ai.

Të fundit

“3 muaj stazh ka…”, Dalina Buzi ironizon keq Ed Manushin dhe “E diell”?

Dalina Buzi njihet për mendimet e saj që i shpreh “pa filtra” e ironinë që përdor. Së fundmi, Dalina duket...

Gazment Bardhi kundër Berishës: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë

Caktimi i 12 drejtuesve politikë në Partinë Demokratike ka ndezur debatin brenda radhëve të demokratëve lidhur me procesin e primareve. Të gjithë kandidatët për...

Një Shqipëri pa komente…

Nga Lutfi Dervishi Për herë të parë në shumë vite, bota e rrjeteve sociale duket e fjetur. Ne, që kemi doktoraturë për t’u marrë me...

E pazakontë/ Qytetari e kritikoi, kryebashkiaku bën veprimin e turpshëm (Video)

Një incident i papritur dhe i papranueshëm ka ndodhur në qytetin italian Temi, ku Stefano Bandecchi, kryebashkiaku i këtij qyteti, është përfshirë në një...

Socialistët e vërtetë dhe kazerma elektorale e Ramës nuk janë e njëjta gjë

Nga Preç Zogaj Regjistri emër për emër i zgjedhësve të garantuar dhe të synuar për të kapur objektivin “tetëqind mijë” është arma elektorale “e pathyeshme”...

Lajme të tjera

Web TV