Merret vendimi për çmimet e shportës, shtrenjtohet orizi dhe vaji!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet e produketve të shportës, ku vihet re se është rritur çmimi i orizit dhe i vajit. Nga vendimi vihet re një shtrenjtim i çmimit të orizit, nga 104 lekë/kg, që ishte më parë në 109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg). Po ashtu edhe çmimi i vajit është shtrenjtuar, nga 321 lekë/litër për vajin e lulediellit ka shkuar në 381 lekë/litër për vajin e lulediellit.

Ndërkohë, çmimi i sheqerit ka rënë me dy lekë, nga 123 lekë/kg për sheqerin (1 kg) në 121 lekë/kg për sheqerin (1 kg). Dhe çmimi i miellit, është ulur, nga 90.5 leke/kg për miellin masiv në 79 lekë/kg për miellin masiv.

Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 29.4.2022

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 29 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:
Miell
Vaj luledielli
Sheqer
Oriz kokërrgjatë
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.
Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.
Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 11.7 % mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 3.8 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.8 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.3 % mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 12 lekë/kg.
c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 10.3 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.6 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.
Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33.9 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 19 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 5.3 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:
109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
381 lekë/litër për vajin e lulediellit
79 lekë/kg për miellin masiv

Lexo edhe :  Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Ky vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.’- njofton Bordi i Transparencës.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV