Një bujk për president, ja kush është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Kërkohet një president. Gara është e hapur. Me zarf të mbyllur, me email, në facebook, në instagram apo edhe me parulla në mure, shumë kandidatë po dalin. “Jam profesor”- thotë njëri, “jam profesoreshë dhe patriote”- rivalizon tjetra -“Jam ca politik, po do jem apolitik sapo të bëhem president”- këmbëngul një tjetër. Listë e gjatë. Kushdo që është mbi 40 vjeç, që ka jetuar të paktën dhjetë vitet e fundit në Shqipëri, që ka mend aq sa për vete dhe shet mend ndaj të tjerëve, po shpallet apo vetëshpallet kandidat për president. Dëshira është të jetë grua, bjonde ndoshta, por edhe burrë me flokët e thinjura të bardha borë, keq nuk do ishte. Pa na fusin në sherr edhe brenda familjes, ku burrë e grua e shohin veten president të ardhshëm. Floktoret e VIP-eve kanë punë këto kohë. Gra të fisme që kalojnë orë e orë përballë pasqyrës për të bërë më pas sfilatën për sytë kureshtarë. “Ah kjo po, kallëp presidenteje ka”… shumë janë, një do zgjidhet, ose për ta kuptuar fare qartë, pa i rënë hiç nga Kina, një do të zgjedhë Rama. Buzëvarur do mbesin shumë. E duan majën e pushtetit, a thua se e bënë këtë vend xhenet në këto 31 vite, ku kemi eksportuar me shumicë njerëz në emigracion dhe importuar produkte ushqimore për të mbeturit këtu.

President një bujk

Është prill, kohë për të punuar arën, maji do të vijë për të hedhur farën e me shpresë se mbarë e mirë do shkojë bujqësia. Këtë mendon një burrë fisnik, fshatar i Shqipërisë. Gjithë jetën ia ka kushtuar tokës. Djersa, mundi, tekat e motit dhe pasiguria e ofruar nga “paria e vendit, që mat veten me fuqinë e parasë”, e ndoqën përgjatë gjithë jetës, nga rinia e tanimë në pleqëri. Aty duke kapur të shtatëdhjetat, por mbahet mirë me duhanin e dredhur, sytë e futur në të thellë dhe ecjen e ngadaltë duarmbledhur pas vetes, që gjithnjë tregojnë se është burrë me mend. Të gjithë në fshat e respektojnë, po edhe në fshatin përballë, e ca më tej kudo që e njohin. President i denjë. Ndershmëria ka qenë pjesë e jetës së tij. Sa për shkollë pak klasë ka, me dëftesën e lëshuar dikur në kohën kur mësues bëhej ai që dinte shkrim e këndim. Kandidati mban titullin e “Akademikut në bujqësi”, po pret edhe hapjen e “Akademisë së Çobejve” për ta marrë edhe atë certifikatë… Si ai kush nuk din me nga qetë me parmendë dhe gjetur kohën për të mbjellë arën. Kujt dorën nuk ia ka shtrirë, të tjerë ia kanë shtrirë, të paktën një herë në katër vjet duke i kërkuar votën, edhe ata që vetëshpallen si “të denjët për president”. Më pas e harrojnë bujkun tonë të mirë që ambicien më të madhe ka pasur të rrisë fëmijët me mund, t’i edukojë dhe në mos i paçin dalë zyrtarë për kalem, të jenë njerëz së pari e më pas punëtorë të mirë. Agallarët janë në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë, ku tregtohen fjalët e thëna nëpër televizorë më shumë seç shitet buka masive në furra. Bujku në moshë është vërtetë kandidati më i mirë për kreun e shtetit. Nëse e zgjedhin do i kursejë vendit shumë para. Nuk do shpurë gardistësh nga pas, as automjet luksoz kur gjithë jetën është ulur përdhe e se ka hiç merak nëse sedilja është apo jo prej lëkurës së krokodilit, të vrarë enkas për të ndenjurat e një “personaliteti”, kudo në botë qoftë ai. Po, ky është kandidati më i mirë që nuk bën pazar me të keqen. Nëse doni të mësoni se cili emër është, ai është ai burri i mirë, i urtë, i ndershëm dhe me reputacion në fshatin tuaj, kudo që jeni në Shqipëri. Kokëmëdhenjtë e jurisprudencës na e kanë bërë të qartë se presidenti ka kompetenca mjaft të kufizuara dhe nuk ndikon në asnjë nismë qeveritare. Me pak fjalë i bie që mban “çelësat e kashtës”. Për të tillë, më mirë të zgjedhim bujkun tonë të mirë.

Lexo edhe :  Qeveri teknike dhe zgjedhje të dyta, sa gjasa ka që të ndodhë ky skenar?

O president, o pa punë fare

Histerizmi ka plasur keq. Po bëhen pafund emisione, diskutime, tryeza të shtruara, takime të fshehta e të hapura për të gjetur një president. Ja e gjetëm një të mirë, nga ata që botën kanë parë me sy? Ambasadorë që përfaqësonin këtë shtet që nuk di as sa shtetas ka të larguar jashtë vendit, diku në një cep të botës. Kush ambasadë pret e përcjell si qytetarë me të drejta emigrantët shqiptarë që edhe për një copë vulë në letrat e identitetit i marrin erzën e dinjitetit duke u kërkuar paranë e korrupsionit?! Do e peshkojmë ndonjë që njeh shumë gjuhë të huaja, paçka se gjuhën ku prek dhëmballën e ka përdorur shpesh për t’u “lëpirë” pas një të madhi këtu në vendin tonë për ta çuar diku jashtë vendit, bashkë me familjen, si ambasador, konsull, apo edhe një copë shofer por që më vonë ka mbaruar juridikun. I gjithë histerizmi, diskutimi dhe llogjet e politikës që shiten edhe nëpër kafene janë tërësisht kot për çështjen “madhore” siç është zgjedhja e një presidenti. Dy personat më të fuqishëm, Edi Rama dhe Sali Berisha, kanë punuar pikërisht për këtë ditë, që problemi president të kthehet në një ngjarje që nuk ka asnjë ndikim. Të dy ndryshuan me marrëveshje Kushtetutën në vitin 2008, ku kreut të shtetit përveçse i hoqën disa kompetenca e zhvlerësuan në maksimum kur ai mund të zgjidhet edhe me 71 vota. Në këtë kohë është koha e Ramës. Ai i ka të drejtat ligjore, por edhe morale në “amoralitetin” e ndryshimeve kushtetuese për ta emëruar një president sipas tablosë që pikturon vetë. Flini si kandidatë për presidentë, por do zgjoheni si të papunë fare. Nëse do viheni në zgjedhjen e dy kandidatëve, para bujkut të mirë që shet produkte bujqësore dhe jo mend, apo para dikujt që tund diplomat e shkollimit dhe tregton gazra me rigon, kë do të zgjidhni?

 

 

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV