Paralajmëron Bill Gates: Nuk kemi parë ende më të keqen e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi Bill Gates thotë se ende nuk kemi parë më të keqen nga pandemia Covid-19, ndërkohë që bota u rihap pas dy vitesh bashkëjetesë me virusin. Gates ka paralajmëruar se ekziston një rrezik mbi pesë për qind që bota të mos e ketë parë ende më të keqen.

Manjati i teknologjisë dhe filantropisti tha se nuk donte të tingëllonte keq, por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant akoma më fatal.

Ai tha se rreziku që kjo të ndodhë është mbi pesë për qind dhe do të thotë se bota ka për të parë edhe më keq nga pandemia.

Nuk është hera e parë që ai bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter  që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal”, ka thënë ai për Financial Times.

“Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë i zymtë, por është shumë më e lartë se një rrezik prej 5 për qind që të mos e kemi parë më të keqen nga kjo pandemi”, shtoi ai.

Covid-19 u ka marrë jetën rreth 6.2 milionë njerëzve në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit.

Paralajmërimi i Gates vjen pasi Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi këtë javë se njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë virusin.

Lexo edhe :  Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Sakaq, Gates këshillon qeveritë në mbarë botën të investojnë në një ekip epidemiologësh dhe modelistësh kompjuterikë për të ndihmuar në identifikimin e kërcënimeve globale të shëndetit në të ardhmen.

Të fundit

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Lajme të tjera

Web TV