Horror në Korçë/ Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje horror ka ndodhur në Korçë! Një grua ka lindur fëmijën dhe më pas e ka vendosur brenda një valixheje. Për shkak të mungesës së kujdesit dhe asfiksisë, foshnja i porsalindur ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ndërsa gjithashtu bëhet me dije se nëna e fëmijës në fakt dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe në shtëpi jetonte vetëm.

Ka qenë bashkëshorti ai i cili konstatoi pa shenja jete foshnjen. Burri, i cili ende nuk është identifikuar u rikthye ditën e djeshme nga emigracioni në Greqi. Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij.

Kanë nisur hetimet për rastin e rëndë. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për vdekjen e foshnjes dhe procedimin që do të bëhet më pas me gruan.

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV