2 maj 2011/ Vritet Osama bin Laden, u akuzua për sulmin ndaj kullave binjake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 2 maj të vitit 2011, Osama bin Ladeni u qëllua për vdekje nga forcat speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda një kompleksi rezidencial privat në qytetin Abotabad të Pakistanit, ku jetonte bashkë me një familje lokale nga Veziristani, gjatë një operacioni të fshehtë me mbështetjen e CIA-s.

“Osama bin Laden, ishte terroristi më i kërkuar në botë. Njësitë speciale amerikane e zbuluan dhe e vranë udhëheqësin e rrjetit terrorist të El Kaidës në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit Islamabad”, njoftoi presidenti amerikan Barack Obama në Uashington. “Drejtësia ka triumfuar”, tha Obama në një fjalim televiziv. Para Shtëpisë së Bardhë në Uashington pas marrjes vesh të lajmit u grumbulluan mijëra njerëz, që brohorisnin.

Bin Laden konsiderohej si përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave në SHBA humbën jetën rreth 3.000 vetë.

Presidenti i SHBA-së Obama tha, se në gusht 2010 janë mësuar të dhënat e para për vendndodhjen e Bin Ladenit. Javët e fundit ai ka patur informacione të mjaftueshme dhe ka vendosur të veprojë, tha Obama. SHBA ka vendosur në gatishmëri përfaqësitë e tyre diplomatike në të gjithë botën. Arsyeja është frika se terroristët mund të kryejnë akte hakmarrjeje.

Të fundit

Emiratet e Bashkuara Arabe përfshihen sërish nga stuhitë

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur të enjten nga mot i pazakontë me shira të dendur dhe stuhi me...

Natyrës i duhen miliarda vjet/ Shkencëtarët bënë një diamant në 150 minuta

Shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin një diamant në vetëm 150 minuta edhe pse dihet mirë se diamantet natyrore kërkojnë miliarda vjet, presione ekstreme...

“Nga lart akoma më lart”/ Rama publikon shifrat e numrit të pasagjerëve ajrorë në mars

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë që tregon se Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e pasagjerëve ajrorë gjatë muajit Mars. Kreu...

Rilindja dhe zhvillimi turizmit në Elbasanin 3 mijë vjeçar

Nga Artur Ajazi Prej vitesh,në Elbasan është rizgjuar, ringritur, dhe zhvilluar turizmi në përgjithësi,  dhe në veçanti ai malor, liqenor, arkeologjik, historik, e qytetar. Elbasani...

Studentët e mjekësisë kundër ligjit/Nuk janë dakord me afatet e reja të punës në Shqipëri

Studentët e mjekësisë së përgjithshme në universitetin publik nuk i ka kënaqur ulja e viteve të punës së  detyruar në Shqipëri pas diplomimit. Qeveria ndryshoi...

Lajme të tjera

Web TV