Rusia tjetër kërcënim të frikshëm për Britaninë: Mjafton një raketë bërthamore që …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Televizioni shtetëror rus ka lëshuar një tjetër kërcënim drejt Britanisë të Madhe, duke deklaruar se Rusia mund ta zhdukë “ishullin” me një cunami radioaktiv.

Në një video të re propogandistike të çuditshme, një gazetar tregoi se si raketa më e fundit bërthamore e Kremlinit, Satan 2, mund të asgjësojë Britaninë.

Paralajmëromi vjen pasi Kremlini ngriti mundësinë e sulmeve shkatërruese ushtarake ndaj Britanisë pas marrëveshjes së saj për furnizimin me armë të Ukrainës. Ekspertët e televizionit pro-Putin kërcënuan më parë përdorimin e raketës RS-28 Sarmat për t’i dhënë fund botës dhe treguan aftësinë e saj për të fshirë Anglinë nga harta.

Dmitry Kiselyov paralajmëroi opsionin e dytë të Rusisë për të “zhytur Britaninë në thellësi të detit” me “dronin e saj robotik nënujor Poseidon”.

Duke shpjeguar grafikën, ai paralajmëroi se raketa do të ngrinte një valë gjigante cunami deri në 1640 metra lartësi. Ai parashikoi se uji i tepërt do të përmbante “doza të larta rrezatimi” duke e kthyer atë që ka mbetur nga Britania në një “shkretëtirë radioaktive”.

Ngjarja nga televizioni shtetëror rus duket se bëhet më ekstreme pasi lufta e Putinit në Ukrainë po dështon duke pësuar humbje të mëdha në trupa dhe armatime. Raketa balistike ndërkontinentale hipersonike Sarmat 208 ton ‘Satan-2’ ka një shpejtësi prej 15,880 mph dhe pretendohet nga udhëheqësi i Kremlinit si “e pandalshme”.

Të fundit

Për herë të parë Keir Starmer mbërrin në Tiranë, pritet nga Presidenti Begaj

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samiti Politik Evropian që do...

Nga Starmer, Von der Leyen e Zelensky, kush janë 47 liderët që ‘zbarkojnë’ në Tiranë

Më 16 maj 2025, Shqipëria do të presë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Tiranë, duke mbledhur 47 krerë shtetesh dhe...

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Me urdhër të SPAK sekuestrohet celulari i kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor në...

Eurovisioni rikthehet sonte me gjysmëfinalen e dytë, lista e vendeve që do të garojnë

Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, ku 16 shtete do të garojnë për të siguruar 10 vendet e fundit në finalen e madhe,...

Fenomeni Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund të jetë shpresë për PD-në

Alba Malltezi E ndërsa pjesa më agresive dhe e palogjikshme e lidershipit aktual të Partisë Demokratike po përgatitet të bëjë ritet vudu të radhës: Pra...

Lajme të tjera

Web TV