E rëndë në Greqi/ Një 3-vjeçare humb jetën në spital, prindërit padisin mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë tre vjeçare ka humbur jetën të shtunën në spitalin “Ippokratio” në Greqi, teksa prindërit pritet të bëjnë padi për të hetuar mundësinë e një gabimi mjekësor.

Sipas mediave vendase, ‘kalvari’ që përfundoi në tragjedi për vajzën trevjeçare nisi të martën e Madhe, kur ajo u shtrua në spitalin “Papageorgiou” me ënjtje në kyçin e këmbës. Pas disa ditësh shtrimi në spital, shëndeti i saj u përkeqësua, madje mjekët e spitalit po shqyrtonin mundësinë e sëmundjes “Kawasaki”.

Pas kryerjes së biopsisë, u përjashtua si mundësia e vaskulitit akut sistemik, ashtu edhe ai i Covid-it të gjatë , pasi në trupin e saj u zbuluan antitrupa. Me përkeqësim të gjendjes shëndetësore, 3-vjeçarja u transportua i intubuar të shtunën në “ Ippokratio” , në orën 12 të mesditës, ku pas rreth dy orësh e gjysmë humbi jetën.

Sipas informacioneve mjekët nuk kanë arritur në një diagnozë, fakt që ngre pikëpyetje për shkaqet që çuan në vdekjen e vogëlushes. Gjithashtu, të njëjtat informacione thonë se ajo ka pësuar edhe edemë cerebrale.

Ndërkohë prindërit e saj u dërguan në Departamentin e Policisë së Toumbës për të ngritur padi për vdekjen e fëmijës së tyre, duke shprehur dyshime për një gabim mjekësor. Pritet të kryhet autopsia e cila do të hedhë dritë mbi arsyen e vërtetë të vdekjes së saj.

Të fundit

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në...

‘1984’ Nuk ka ndryshuar, por Amerika po

Nga Charlie English Gjeta një kopje të 1984-ës së George Orwell-it në bibliotekën e departamentit të shkencave sociale në Universitetin e Varshavës – një thesar...

Zjarret në Shqipëri i fik shiu! Neutralizohen flakët në Korçë dhe Vlorë

Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore...

“Kush të pyeti ty, gjysh”!/ Rusia ‘kërcënon’ me luftë SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi shkurtimin e afatit 50-ditor që i kishte dhënë Rusisë për luftën në Ukrainë. Afati do të reduktohet në...

Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa...

Lajme të tjera

Web TV