Paralajmërimi i fortë i Scholz: Duhet kujdes, Putin mund të pushtojë dhe shtete të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman Olaf Scholz priti një takim ditën e martë kryeministret e Finlandës dhe Suedisë, Sanna Marin dhe Magdalena Andersson.

Në takimin me dy kryeministre, Scholz tha se sa më shpejt vendet e tyre të anëtarësohen në NATO aq më mirë do të jetë, pasi nuk përjashtohet mundësia që Putin të nisë një tjetër pushtim, pasi ai e ka shkelur njëherë ligjin ndërkombëtar, duke iu referuar sulmeve mbi Ukrainë.

Ai siguroi dy kryeministret se Gjermania do të mbështesë fort anëtarësimin sa më parë të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Ne po e ndjekim debatin në të dy vendet nga shumë afër për anëtarësimin e mundshëm në aleancën tonë të mbrojtjes, NATO. Megjithatë, për ne është shumë e qartë se nëse këto dy vende vendosin që duan të jenë pjesë e aleancës së NATO-s, mund të llogarisin në mbështetjen tonë”, tha Scholz.

Ai theksoi se të gjithë anëtarët e qeverisë gjermane bien dakord për këtë çështje gjatë bisedimeve të tyre me liderët finlandez dhe suedez në Kalanë Meseberg, duke thënë se kjo ishte një shenjë e rëndësishme.

Suedia dhe Finlanda kanë përshpejtuar përpjekjet për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Të dy vendet pritet të arrijnë një vendim mbi anëtarësimin në NATO këtë muaj.

Ndërkohë, marrëdhëniet e Helsinkit dhe Stokholmit me Moskën vazhdojnë të përkeqësohen për çështjen e NATO-s. Finlanda dhe Suedia janë të vendosur të mbështesin hapat shtesë nga Bashkimi Evropian për të vendosur sanksione më të ashpra tregtare dhe të tjera ndaj Rusisë.

Të fundit

Ndërsa bota po shkon gjithnjë e më pranë shkatërrimit bërthamor, ku është opozita?

Ngërçi fëminor mes SHBA-së dhe Rusisë duhet të zgjojë opinionin publik nga gjumi për një rrezik që, në shumë...

Vala e nxehtësisë vë në vështirësi sistemin energjetik, bien prurjet e lumenjve në HEC-e

Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh...

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

Lajme të tjera

Web TV