“Shefat e spiunazhit do ta vrasin”/ Ish-gjenerali zbulon rrezikun që po i kanoset Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta Rusi-Ukrainë është duke u futur në ujëra të paeksploruar më parë, me forcat e drejtuara nga Kremlini që po tregojnë mungesë efektiviteti dhe një plan konkret pushtimi.

Ndërkohë që në përpjekje për të menaxhuar ofensivën ushtarake, Presidenti Vladimir Putin po përballet me zëra kundër dhe lajmet për gjendjen e rënduar të tij shëndetësore shtohen dita-ditës.

Ditën e sotme një ish-gjeneral i SHBA-ve ka thënë për mediat se shefi i Kremlinit nuk ka më të ardhme nëse ky pushtim do të dështojë. Për më tepër, gjenerali Jack Keane tha për Fox News se ekziston mundësia që Putin të vritet.

Pavarësisht këtyre pretendimeve ish-Gjenerali thekson se “Putin do të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet”.

Sipas Keane pushteti është motivimi i Putin, por fakti është që “nuk shihet një e ardhme pas figurës së tij si drejtues në të ardhmen e Rusisë”.

“Ai po lufton që të mbetet në krye dhe është i vendosur për këtë. Putin ende dëshiron që të përmbushë qëllimet e tij, edhe pse fokusi i tij është zhvendosur në jugun e Ukrainës”, shprehet ish-zëvendës drejtuesi i Forcave të Armatosura të SHBA.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë që frustrimi i shefave rusë të spiunazhit dhe drejtuesve më të lartë të ushtrisë në drejtim të lidershipit të Vladimir Putin është duke u rritur.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV