E fundit/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj. Ndoj u shkarkua unanimisht nga anëtarët e KPK me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë.

Në seancën e 29 prillit Ndoj i cili i shpëtoi një atentati në Mbikalimin e Shkozetit u përplas ashpër me vëzhguesin ndërkombëtar Teo Jacobs.

Ky i fundit i tha Ndojit se s’do të donte një prokuror si ai në skuadër dhe se është shumë i habitur se si ai, teksa deklaronte 250 mijë euro pasuri nga puna si avokat në dy vite, kthehet për të ‘luftuar’ krimin.

Ndoji nga ana tjetër iu kundërpërgjigj duke thënë se “plotëson të gjitha kriteret për të qenë prokuror dhe se do të donte që vëzhguesi mos të merrej me fjalë kafenesh, por të pyeste njerëzit sepse ata e njohin nga afër”.

Ndërsa u shpreh se “nëse Jecobs do të punonte me të, do të kishte një mendim tjetër”.

“Nuk kam pyetje për ty. Atë që dua të di, pasi lexova dosjen, kur unë po përgatitesha për seancën, nëse do isha drejtues prokurorie a do të kisha ty në skuadër? Përgjigjja është jo. Kam kontrolluar deklaratën tuaj periodike. Ju keni detyrë të paraqisni deklaratë të plotë. Ju fitonit 250 mijë euro në vit nga puna si avokat. Nuk e di se sa avokatë janë në gjendje të fitonin 250 mije euro në vit. Nga vendi nga vi unë, shumë avokatë do të ishin të lumtur nëse në 2005-2007 do fitonin nga 250 mijë euro. Një prokuror në atë kohë fitonte një të dhjetën e pagës suaj si avokat.

Kam lexuar përgjigjet tuaja, ku ju thoni ‘u bëra prokuror sërish për të luftuar krimin’. Disa nga kolegët tuaj kanë hyrë me këtë devizë, por ju nuk jeni një prej tyre. Më tej, një vlerësim i përgjithshëm mbi profilin tuaj, ju jeni shumë i fokusua të shtyni kufirin e etikës dhe profesionalizmit. Ju lëviznit në shoqërinë e personave të gabuar. Ka të bëjë në shumicën e rasteve, sidomos në Shqipëri, ku qytetarët i njohin personat me të cilët ju lëvizni.

Lexo edhe :  Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Ju thatë që personat nuk janë të dënuar. Duke thënë që ata nuk janë dënuar në një kontekst shqiptar, ku 60 për qind e prokurorëve e gjyqtarëve janë shkarkuar, të thuash “nuk janë dënuar” është argument i dobët.

Shumë njerëz kur kanë hyrë në sistem mendojnë se ky është një vend ku ata kanë më shumë të drejta së qytetarët e tjerë. Është e kundërta. Jo vetëm që je i detyruar nga ligji, por edhe nga antilogjia. Duhet të evitosh shoqërimin me persona të cilët që nga komuniteti vlerësohen si të gabuar.
Kur shikoj dosjen tuaj, mbaj parasysh këtë dhe unë besoj vërtetë se ju jeni i zgjuar dhe inteligjent dhe do të ishit aset për vendin tuaj. Por inteligjenca nuk mjafton. Duhet të keni shpirtin e prokurorit dhe kontakte të kufizuara sociale.

Një punë që të krijon pak vetmi dhe nuk je në qendër të vëmendjes, pasi profili i gjyqtarit e prokurorit është i tillë.
Kjo është arsyeja që nëse do isha kryeprokuror, nuk do të doja që ju të ishit në skuadrën time”, u shpreh ai.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV