Edi Paloka: PD organizon nesër protesta në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Paloka u zgjodh kryetari i Këshillit Kombëtar të PD.

Në një komunikim për mediat Paloka u shpreh se nuk pati asnjë bojkot dhe se të pranishëm në këtë proces ishin mbi 200 anëtarë.

Gjithashtu Paloka tha se nesër (të shtunën) PD do të organizojë një protestë të heshtur në të gjitha komisariatet në rrethe në orën 08:00, ndërsa në Tiranë do të organizohet përpara Kryeministrisë.

Kjo nismë është marrë pas aktit të rëndë ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë në komisariatin e Kavajës.

Në një reagim për mediat Paloka u shpreh: Falënderoj anëtarët për zgjedhjen e tyre. për mbështetjen për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se rizgjedhja ime ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar. U miratua rezoluta që përcakton qëndrimin e PD lidhur me zgjedhjen e presidentit Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do të ketë protestë të heshtur në Komisariatet në rrethe për aktin e rëndë, ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë Komisariati në Kavajë. Nesër në orën 08:00 në të gjitha rrethet do të ketë protestë të heshtur, në Tiranë do të jetë protestë e heshtur përpara Kryeministrisë.

Të fundit

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor...

Të rinjtë shqiptarë ndër më të paaftët për zotësi digjitale në Evropë

Të rinjtë shqiptarë nuk janë më të ndriturit në Evropë sa u takon aftësive digjitale. Përkundrazi, ata në fakt mund të jenë në listën...

Kandidatë për të drejtuar PD-në drejt fitores ka shumë

Preç Zogaj “Ja, u dorëhoq Berisha, po kush ta marrë”? Kjo është pyetja që dëgjohet shpesh mes demokratëve pas disfatës elektorale të PD-së në zgjedhjet e...

Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë/ Dëshpërim në ‘Arenën Kombëtare’

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila po zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar...

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të himneve përkatëse, ka spikatur një...

Lajme të tjera

Web TV