Eurovision/ Ukraina pretendente kryesore për të fituar, 1 nga këngëtarët ende në luftë

Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, është favorite për të fituar Eurovision javën e ardhshme.

Sipas The Guardian, Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën “Stefania”, e cila është bërë himn në Ukrainë.

E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.