Finalja e Conference League në Tiranë, Rama: Imazhi i Shqipërisë, në një tjetër nivel sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin afrimit të finales së Konference League, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se falë investimit në impiantet sportive një finale Europe do të zhvillohet në Shqipëri.

Kryeministri ka kujtuar se disa vite më parë Kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte stadium as për të luajtur ndeshjet miqësore, ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar, në çdo dimension.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”, shkruan Rama.

Roma-Feyenoord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’.

Skuadra italiane ia doli të fitonte 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester, teksa ndeshja e para një jave u mbyll 1-1.

Të fundit

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti. Lajmi...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Singapori urdhëron META-n të bllokojë postimet e huaja përpara zgjedhjeve

Autoritetet e Singaporit i kanë urdhëruar Metës, pronarit të Facebook-ut, të bllokojë aksesin në postime të caktuara nga të huajt për përdoruesit e Singaporit,...

Lajme të tjera

Web TV