Vrasja në Tiranë/ 37-vjeçari e qëlloi për vdekje me thikë se viktima e quajti ‘malok’

Detaje të reja nga vrasja e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në zonën e “Harry Fultz” në kryeqytet. Viktima dhe autori jetonin në të njëjtën lagje.

37-vjeçari, i cili ndodhet në ambientet e komisariatit ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se konflikti ka nisur me fjalë në një lokal të lagjes dhe më pas kanë dalë jashtë.

Autori e ka goditur me thikë, ku si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën. Dyshohet se 37-vjeçari është gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike.