Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me mbledhjen e 21 deputetëve të Grupit Parlamentar të cilët iu përgjigjen thirrjes së Enkelejd Alibeajt, duke e cilësuar një “dështim”.
“I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmërisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!
Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!
63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!” , tha Salianji.