Lukashenko: Rusia do të na ndihmojë të krijojmë një raketë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se Moska është pajtuar që ta ndihmojë Minskun që të prodhojë raketa, përfshirë edhe një raketë të ngjashme me raketën ruse, Iskander.

Bjellorusia, aleatja më e afërt e Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, po shikon mundësitë që të rrisë aftësitë e saj ushtarake, raportoi më 10 maj agjencia shtetërore e lajmeve, Belta.

Lukashenko, gjatë një takimi me zyrtarët e mbrojtjes, tha se ngjarjet në Ukrainë treguan për rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me armë dhe furnizime moderne e efektive, dhe potencoi po ashtu rëndësinë logjistikës.

Lukashenko tha se ka fituar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar në Lindjen e Largët në Rusi, ku u diskutua me personat që janë të përfshirë në prodhimin e raketave në Rusi dhe ai tha se shprehu interesim që edhe Bjellorusia të bëjë përparime në këtë drejtim.

 

“Ne po krijojmë një raketë të re”, citohet të ketë thënë Lukashenko, raportoi Belta.

 

“Një raketë shumë efektive e ngjashme me modelin e Iskanderit”, tha ai, duke shtuar se Rusia ka shprehur mbështetje të plotë për Bjellorusinë.

Rusia ka përdorur raketat e tipit Iskander gjatë luftës në Ukrainë, apo siç e quan Moska “operacion të posaçëm ushtarak”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës, edhe pse Minsku ka thënë se trupat bjelloruse nuk janë të përfshira në pushtimin e Kievit.

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV