U zhduk nga Instagrami, Luana Vjollca fotografohet me shenja dhune në fytyrë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po bëhet tashmë më shumë se një vit që Luana Vjollca nuk është pjesë e ekranit me ndonjë projekt televiziv.

Por kjo periudhë që për fansat e saj të shumtë dukej si një pushim në fakt duket të jetë ‘qetësia para stuhisë’.

Ditëve të fundit prezantuesja shqiptare ka bërë bujë të madhe dhe është përfolur shumë në median rozë.

Instagrami i saj me më shumë se dy milion ndjekës pësoi një ndryshim dhe u dyshua se llogaria e saj ishte ‘hackuar’ pasi çdo postim dhe fotografi nuk ekziston më përfshirë edhe fotografia e profilit.

Vetë Luana nuk bëri ndonjë reagim për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur por një fotografi e hedhur në InstaStory të dielen bëri fansat të mendojmë se mos ylli shqiptar po përgatit për diçka të re.

Në fotografinë në fjalë, Luana shfaqi vetëm buzët e saj dhe një pjesë të dorës.

Edhe pse duket si diçka normale, për të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ky tatuazh mbart.

“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili ka ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj kauze dhe solidarizohet me të përmes këtij simboli.

Kjo padyshim shqetësoi fansat me atë se çfarë po ndodh me Luanën, por dyshimet dërgojnë atje se kjo nuk ka të bëjë direkt me të por me ndonjë kauzë që ajo ka ndërmarrë.

Disa pamje që Telegrafi ka siguruar, ylli televiziv shqiptar shihet në një veturë por në sy bie fytyra e saj me shenja dhune dhe këtu duket se merr kuptim e gjithë gjëja, pasi po të kthehemi pas për të gjithë ata që e kanë ndjekur me vëmendje intervistën e saj të fundit, Luana ka sqaruar se po punon në një projekt personal që ka të bëjë me femrat.

Lexo edhe :  Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Këtë enigmë e plotëson edhe një sondazh i hedhur së fundmi në faqen e saj të ‘Facebook-ut’ ku ajo pyet ndjekësit e shumtë se ‘’Cila është fjala më bullizuese që ju kanë thënë?’’.

Me gjithë këto detaje fansat kanë arritur në përfundimin se Luana Vjollca po përgatitet për diçka të madhe, por a është ndonjë program televiziv apo këngë, kjo mbetet të shihet.

Të fundit

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Lajme të tjera

Web TV