Gruaja tmerrohet në gjumë/ Samsungu shpërthen në flakë, i digjen flokët dhe jastëku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka përjetuar një tmerr të vërtetë pasi smartfoni i saj Samsung shpërtheu në flakë duke i djegur flokët teksa flinte. E tronditur Kyomi Kershaw, 23 vjeç, nga Wakefield, West Yorkshire, u zgjua në orën 4.30 të mëngjesit dhe pa flokët dhe jastëkun e saj që po digjeshin. Ajo pretendon se Samsungu i saj i ri Galaxy S22 Ultra nuk ishte duke u karikuar kur kishte shpërthyer në flakë.

Kyomi ishte me partnerin Jon Hibbert, në shtëpinë e tyre kur zjarri filloi të hënën në mëngjes dhe ata njoftuan menjëherë policinê. Kyomi e cila i lëndoi duart ndërsa po përballej me zjarrin, u dërgua gjithashtu në spital ku u trajtua për djegie të shkallës së dytë.

Ajo ndau makthin e saj në Facebook dhe tha se është në kontakt me gjigantin e teknologjisë Samsung për të kërkuar kompensim për dëmin që ajo pretendon se ishte shkaktuar nga telefoni. Ajo shkroi:

Çfarë mëngjesi i mrekullueshëm, u zgjova në 4.30, flokët e mia po digjeshin bashkë me komodinën dhe jastëkun. Ne e ndaluam zjarrin brenda 30 minutave. MOS MERRNI SAMSUNG S22 Ultra të ri. Dogja duart e mia. MUND TË ISHTE SHUME ME KEQ NESE NUK ISHA ZGJUAR…..

Kyomi tha se ishte tronditur nga incidenti dhe ndau disa foto të celularit të shkrirë Samsung dhe shtratit dhe komodinës së djegur.

Për fat të mirë arritëm të shuanim zjarrin. Forcat zjarrfikëse morën pjesë për të hequr tymin. Kam djegie të shkallës së dytë.

Një zëdhënës i Samsung tha:

Samsung e merr jashtëzakonisht seriozisht sigurinë e klientit. Ne kemi qenë në kontakt të rregullt me ​​klientin dhe pas analizave të pajisjes nga ekipi ynë i sigurimit të cilësisë, kemi arritur në përfundimin se dëmtimi i raportuar ishte rezultat i një burimi të jashtëm nxehtësie dhe jo nga vetë pajisja.

Të fundit

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

“Iku dhe më la jetim”, letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë. Një prej tyre është letra...

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

Lajme të tjera

Web TV