“Hajati në Eurovision ka bërë art”/ Fuga: Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka analizuar performancën e Ronela Hajatit në “Eurovision”.

Fuga nuk i ka kursyer notat e ironisë duke thënë se Ronela në Eurovision nuk ka bërë thjesht një këngë, por ka bërë art.

Më tej ai thotë:  Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Statusi i plotë:

Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!

Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!

Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.

Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate.Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!

Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!

Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!

Të fundit

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

“Bloomberg”: Ja vendet pro dhe kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

Vendet evropiane po nxitojnë për finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës, përpara një takimi të mundshëm mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin,...

Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese. Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben...

Lajme të tjera

Web TV