Rama takon Thaçin në burgun e Hagës: Po dëshmon heroizmat e UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një vizitë të papritur në burgun e Hagës ku mbahen të ndaluar ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë, të akuzuar për krime lufte. Rama u shpreh se ishte një takim çmallës me Thaçin dhe theksoi se ai dhe të tjerët po mbrojnë luftën e drejtë të UÇK-së.

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e djeshmd ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës, Haaglenden, ku ai ndodhet prej dhjetorit të vitit 2020. Kryeminsitri Edi Rama u shpreh pas takimit me ish-presidentin e Kosovës se Thaçi ishte në një gjendje të mirë dhe më i vendosur se kurrë më parë se kjo ishte rruga për të provuar pastërtinë e UÇK-së. Ai tha se kjo vizitë ishte një çmallje e nevojshme dhe se Thaçin e gjeti “në top formë”. Kreu i qeverisë në mesazhin e shkurtër jashtë ambienteve të paraburgimit të Hagës, shtoi se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë. “Ishte një vizitë, ishte një çmallje e nevojshme, Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të Luftës Çlirimtare dhe të idealit të ushtrisë. Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë, dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë”, tha Rama.
Arrestimi i ish- drejtuesve të UÇK
Në datë 5 nëntor 2020 ish- Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar. Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat për të cilat këta figura politike akuzohen për këto krime. Sipas saj, do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999. Në aktakuzën thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe 100 vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: serbë, romë dhe ashkalinj, katolikë, civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë, shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së, shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në, dhe individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së. Në aktakuzën pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Të fundit

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

“Sot e ka ditën e tij”, Berisha për Ramën: Problemi është se çdo ditë e ka 1 prill

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po prezanton programin e “PD-Shqipëria Madhështore” në biznesin e fasonerisë në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati vijoi sulmet...

Aksidenti ‘zinxhir’ me 6 të plagosur në autostradën Fier-Vlorë,vihet në pranga 54-vjeçari

Sipas policisë, dy shoferët u përplasën me pesë automjete të tjera, ku për pasojë përfunduan në spital 6 persona, dy prej të cilëve vijojnë...

Elon Musk: Njerëzimi po zhduket, po vdes. Lindshmëria e ulët më shqetëson shumë

  Elon Musk ka shprehur shqetëim të thellë mbi lindshmërinë e ulët në SHBA dhe botë, gjë që sipas tij do çojë në zhdukjen e...

Lajme të tjera

Web TV