“Nuk hezitova”/ I riu bën atë që askush nuk e priste me 14 mijë eurot që gjeti në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjest human dhe i veçantë është ai i një 26-vjeçari spanjoll i cili në qendër të qytetit Valladolid gjeti një çantë me 14 mijë euro cash.

Sipas mediave spanjolle, Andres Rodriguez, një inxhinier i ri nga Oviedo, i cili ndodhej për fundjavë në qytetin Valladolid dhe u habit kur para syve i doli një çantë me rreth 14 mijë euro të cilat i dorëzoi menjëherë në polici.

“Nuk hezitova asnjë çast t’i ktheja ato para, e dija që paratë nuk ishin të miat dhe se dikush duhej ta kishte të vështirë; kështu që fola me miqtë e mi dhe shkuam për ta dorëzuar në Policinë Kombëtare”, shpjegon Andres.

Gjesti i tij u vlerësua dhe u njoh nga Trupa e Policisë Kombëtare, e cila të mërkurën e kaluar doli me një deklaratë zyrtare për të raportuar mbi atë që ndodhi dhe për të nxjerrë në pah publikisht “gjestin e këtij qytetari”.

Të fundit

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Lajme të tjera

Web TV