Alibeaj flet për Presidentin, një përson ulëret me të madhe: Rroftë SHBA!

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj shpjegonte se maxhoranca nuk mund ta zgjedhë Presidentin vetëm me votat e saj për shkak se brenda ka deputetë “të zgjedhur me mbështetjen e non gratave”, një person që po kalonte aty pranë nuk i kurseu falenderimet publike për SHBA-të.

“Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Yuri Kim që po na i fut në burg politikanët dhe ministrat e korruptuar”, bërtiste ai duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve aty, përfshirë Alibeajn.

Si zgjidhet Presidenti?

Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.