Berisha nis fushatën për kreun e PD, një i dehur ngjitet në skenë për ta takuar

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën e tij elektorale për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.

Berisha ka zgjedhur Elbasanin si qytetin e parë për nisjen e kësaj fushate por sapo ka nisur është përballur me një incident. Në momentin që ai do merrte fjalën për të folur, mediat raportojnë se një i dehur ka hipur në skenë dhe i është afruar Berishës për ta takuar.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që qytetari i dehur të largohej nga skena dhe të nxirrej jashtë sallës.

Ndërkohë ish-kryeministri ka ruajtur qetësinë dhe e ka kaluar me të qeshura këtë moment të sikletshëm në nisje të fushatës së tij elektorale.