Finlanda pozicionohet për anëtarësim në NATO, kërcënon Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti finlandez dhe kryeministrja e vendit u shprehën publikisht të enjten për shtrimin e kërkesës për anëtarësimin “pa vonesë” të vendit në NATO.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin janë shprehur për shtrimin e kërkesës për një anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten, ata u shprehën, se Finlanda duhet “pa vonesë” ta shtrojë kërkesën për anëtarësim në aleancën perëndimore. Vendimin përfundimtar ata do të bëjnë të ditur të dielën. Prej dekadash Finlanda ka pasur një pozicion neutral kundrejt NATO-s. Që nga marshimi i trupave ruse në Ukrainë, qëndrimi i opinionit publik ka ndryshuar ndjeshëm. “Një anëtarësim në NATO do ta forconte sigurinë e Finlandës”, deklaruan Niinistö dhe Marin. Sipas një sondazhi të publikuar të hënën në Finlandë, 76% e qytetarëve finlandezë ndërkohë e mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërkohë që në vitet e kaluara kjo mbështetje arrinte vetëm në 20 deri në 30%. Edhe SuediFinlanda dhe Suedia: fillim i anëtarësimit në NATO?a fqinje pritet të publikojë së shpejti një vendim për anëtarësimin në NATO.

Danimarka përshëndet Finlandën

Pozicionimi i Finlandës për anëtarësim në NATO është përshëndetur nga vendi tjetër skandinav, Danimarka. “Danimarka do ta presë me përzemërsi Finlandën në NATO”, shkroi kryetarja e qeverisë daneze, Mette Frederiksen të enjten në twitter. Sipas Frederiksen anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n dhe sigurinë e përbashkët. Danimarka do të bëjë gjithçka për një anëtarësim të shpejtë të Finlandës, thuhet, kur të mbërrijë kërkesa zyrtare.

Rusia: Do hakmerremi

Finlanda “duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë dhe pasojat” e anëtarësimit në NATO, tha ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të enjten, duke shtuar se Rusia “do të detyrohet” të ndërmarrë hapa hakmarrës nëse vendi bashkohet me aleancën. “Deklarata e presidentit finlandez S. Niinistö dhe kryeministrit finlandez S. Marin, të cilët folën sot në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO, është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”, tha Ministria e Jashtme ruse, duke shtuar “Helsinki duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe pasojat e një lëvizjeje të tillë”. Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës në NATO do të shkaktonte dëme serioze në marrëdhëniet dypalëshe ruso-finlandeze, të cilat po ruajnë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Evropës Veriore, tha ministria, raporton CNN. “Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare që dalin në këtë drejtim”. “Aderimi në NATO do të jetë gjithashtu një shkelje e drejtpërdrejtë e detyrimeve ligjore ndërkombëtare të Finlandës, kryesisht Traktati i Paqes i Parisit i vitit 1947 dhe Traktati i 1992 midis Rusisë dhe Finlandës mbi bazat e marrëdhënieve”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë. Finlanda ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë.

Të fundit

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lajme të tjera

Web TV