Indi/ Zjarr i madh në qendrën tregtare, humbin jetën 27 persona dhe dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërtesë tregtare katërkatëshe në kryeqytetin indian, duke vrarë të paktën 27 persona dhe duke lënë disa të plagosur. Dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga ndërtesa, e cila përmban kryesisht dyqane, thanë autoritetet indiane. Ndërtesa ndodhet në zonën Mundka në Nju Delhi.

Shkaku i zjarrit dhe detaje të tjera nuk dihen ndërsa më shumë se 20 zjarrfikëse po përpiqeshin të shuanin flakët.

“Të shqetësuar nga aksidenti tragjik i zjarrit në një ndërtesë pranë stacionit të metrosë Mundka në Delhi. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkroi në Twitter presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe normat e sigurisë shpesh shpërfillen nga ndërtuesit dhe banorët. Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik përfshiu një ndërtesë në Nju Delhi dhe vrau 43 njerëz.

Të fundit

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lezhë, sherr për vendin e parkimit, një person transportohet te ‘Trauma

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën...

Festivali “Nona”, gjyshet shqiptare festë tradite në Përmet

Ato sjellin në Përmet traditën më të mirë të gatimit dhe produkte artizanale të zonës në atë që njihet si Festivali i Gjysheve. Gjyshe përmetare,...

Gaza, kilometra të tëra në këmbë për të mbajtur ”frymën gjallë”

Kamionë të ngarkuar me ndihma hynë nga perëndimi i Beit Lahiya të Gazës të dielën ku njerëzit e zhvendosur u mblodhën për mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV