Zgjedhjet për kreun e PD, zbulohet axhenda e Berishës dhe rivalit të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha do ta nisë sot nga qyteti i Elbasanit fushatën për zgedhjen e kryetarit të PD-së në 22 maj.

Në axhendën që ka publikuar sot Komisioni Zgjedhor në PD, bëhet e ditur se Berisha do të takohet nesër militantët në Fier, ndërsa Ibsen Elezi do të jetë në Has dhe Kukës.

Njoftimi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

 

 

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

E premte, dt 13 maj 2022

Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

E shtunë, dt 14 maj 2022

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

Të fundit

Adriatik Lapaj kërkon votën në Durrës: Na jepni shansin të tregojmë çfarë dimë të bëjmë!

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga Durrësi ka kërkuar votën, ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga...

“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një...

Në listën e hapur të Tiranës, Idrizi: Të maksimalizojmë rezultatin në këto zgjedhje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idirizi, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka marrë këtë vendim për...

Për herë të parë në histori një dron detar ukrainas rrëzon avionin rus

Për herë të parë në histori, një dron ukrainas ka arritur të rrëzojë një avion luftarak rus duke përdorur raketa tokë-ajër. Ky është një...

“Do vazhdojmë punën me çështjen e pronësisë”- Rama batuta me Tavon në Himarë: Je qejfli!

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e titujve të pronësisë, ku tha...

Lajme të tjera

Web TV