Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është kritikuar nga kryeministri Rama se nuk po heton “palën tjetër”, duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës. Po ashtu edhe opozita e ka vënë prej kohësh në shënjestër, duke e cilësuar si “të kapur nga qeveria”, si i konsideroni këto qëndrime? A është normale që një institucion i pavarur të vihet në kritika dhe komente politike, nga të gjithë anët?
-Nuk është hera e parë që kemi deklarata politike nga të dyja kahet. Madje kjo është shndërruar në normalitet dhe ku askush nuk mban përgjegjësi. Në fakt vetë media duhet të kish ushtruar presionin e saj prej kohësh që kjo të mos ndodhë. Tashmë kur kemi dhe një prononcim edhe nga kryeministri i vendit kur kjo nuk kish ndodhur më parë, duket sikur kjo është një risi dhe e pandodhur. Të tilla deklarata kish edhe në ditët e shkuara nga ana e opozitës ku hidhëshin akuza se drejtësia po përdoreh nga maxhoranca dhe madje nuk mungonin dhe orientimet nga pakica se kë duhet të hetojë SPAK. Të gjitha këto janë reminishenca të një periudhe të gjatë kur vërtet politika e kontrollonte drejtësinë dhe e keqpërdorte atë. Ligjet e funksionimit të drejtësisë edhe më parë kanë qenë të mira në letër, por gjykatat dhe prokuroria nuk arritën të shndërrohen kurrsesi si institucione të pavarura dhe të pandikuara nga politika. Vetë karriera e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte nën dëshirën dhe vullnetin e politikës dhe kjo ka ndikuar që titullarët e vënë në krye të institucioneve të drejtësisë të paguanin haraçin e nënshtrimit ndaj politikës.
Tashmë me Reformën e re në Drejtësi gjyqtarëve dhe prokurorëve iu janë dhënë aq shumë kompetenca dhe mbrojtje ligjore sa që nuk kanë pse ta ndiejnë trysninë nga politika. Përkundrazi. Dhe në rastin konkret kur deklaratat vijnë nga ana e kryeministrit, nuk mendoj se këto organe ndjejnë ndonjë intimidim. Në fund të fundit ata janë veshur me koracën e ligjit dhe iu janë dhënë kaq shumë kompetenca pikërisht për të mos u trembur dhe për të kryer misionin e tyre të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Nisur nga kjo, deklaratën e kryeministrit e shoh si një tregues se ai nuk e kontrollon dot drejtësinë. Dhe kur këtë kontroll nuk e ushtron dot as kryeministri, as mund të mendohet që drejtësisë do ia ndjejë dhe për deklaratat që do të bëhen nga opozita. Proçesi ka nisur dhe duhet të bëjmë një ndarje ndaj produktit që do të sjellë puna e SPAL apo e institucioneve të tjera ligjzbatuese, dhe deklaratave politike. Sa më shumë product të ketë puna dhe hetimi i çështjeve sensitive aq më shumë deklarata politike do të dëgjojmë në të ardhmen. Pasi forcat politike është e natyrshme që do dëshironin që hetimet të bëhen në kampin e kundërshtarit dhe jo në shtëpinë e tyre. Ndërsa për opinionin publik këto hetime duhet të jenë të shumëkahëshe pasi kështu pastrohet zullumi 30 vjeçar i gjithkujt prej politikanëve, qeveritarëve dhe bisneseve që kanë abuzuar me pushtetin dhe me fondet publike.
SPAK edhe pse në thelb u krijua gati tre vjet më parë për të hetuar kryesisht korrupsionin edhe në nivele të larta dhe krimin e organizuar, a i ka arritur pritshmëritë, jo vetëm publike por edhe juridike për çështje të caktuara?
-Për reformën në drejtësi pati një rezistencë të fortë nga ana e politikës. Pavarësisht trysnisë së ndërkombëtarëve për të imponuar një parlament ku kish dhe shkelës të ligjit, por që në fund ngritën 140 kartonat për ti hapur rrugë reformës, pengesat kanë qenë të shumta. Madje dhe arësyeja kresore e djegies së mandateve të opozitës ishte një përpjekje e impostuar për të penguar Reformën në Drejtësi. Ndaj duhen kuptuar shumë arësye të vonesave në dukje burokratike, ashtu siç është fakt që BKH ka vetëm disa muaj që është vënë në funksionim. Gjithësesi kemi një sërë çështjesh që janë përfunduar, të tjera që janë nisur dhe shumë të tjera në proçes. Për herë të parë në pranga po bien ish ministra e kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, prokurorë e gjyqtarë, të cilët kanë abuzuar me detyrën. Por ky haur me pisllëqe nuk mund të pastrohet me një ditë. Ashtu siç abuzivizmi në 30 vita nuk mund ndëshkohet me funsionimin prej dy vitesh të SPAK. Ka shumë punë përpara por është pozitiv fakti që trysnia e madhe nga opinioni public për ndëshkimin e abuzivizmit, çështjet të ndiqen me profesionalizëm edhe më tej dhe jo të nanuriset vetkënaqësia se korrupsioni u godit me disa emra të dënuar.
A rrezikohet që një dosje mirëfilltas hetimore të kthehet në lojë politike. Nëse SPAK merr nën hetim ish-zyrtarët e lartë Sali Berisha dhe Ilir Meta, a mund të degradojë çështja duke e cilësuar si “sulm politik”, apo “të urdhëruar nga Rama”, për aq kohë sa ka deklarime publike prej tij, edhe për çështje specifike si tragjedia e Gërdecit, vrasja e katër qytetarëve më 21 Janar 2011, etj?
-Duhet të mësohemi me faktin që tashmë drejtësia i ka shpëtuar kontrollit të plotë të drejtësisë. Edhe segmentë të ndryshëm të saj që karrierën e tyre ia kanë për borxh politikës, po iu zbehet pesha specifike brenda strukturave të drejtësisë. Ndaj, cilido që do të bjerë në rrjetat e drejtësisë e do të hetohet preh saj, qoftë ky ish ministër apo ish kryeministër, me peshë apo pa peshë në politikën aktuale, nuk mund të mendohet se procedimi ndaj tij bëhet për llogari të faktorëve të tjerë politikë. Qoftë ky edhe Rama.
Vetë opinion public është i vetëdijshëm për shumë çështje sensitive dhe delicate për të cilat drejtësia dikur i ka hedhur vellon e pushimit të tyre apo mosprocedimit të mëtejshëm për kapërcim afatesh. Nëse do ketë një vullnet për ti shkuar gjërave deri në fund dhe për të shbërë atë padrejtësi për të shpëtuar politikanët përgjegjës, edhe këto çështje që ju përmendni, ashtu si dhe shumë të tjera, mund të ndiqen me më profesionalizëm. Është një borxh për të vënë në vend drejtësinë e munguar. Aq më shumë që për të gjitha këto çështje krimi konsiderohet dyfish. Si për aktin e kryer ashtu dhe për krimin e fshehjes dhe ndryshimit të provave.
E gjithë kjo situatë është “frikë e politikës” se po preket në përballje me ligjin, apo është një mënyrë për të nënshtruar gjithë Reformën në Drejtësi, pavarësisht se është nisur dhe ngritur me trysninë e vazhdueshme ndërkombëtare? Cili do të jetë qëndrimi ndërkombëtar nëse kjo betejë deklaratash vijon?
-Reforma i ka shtruar shinat ku duhet të ecë dhe ajo nuk mund të ndalet më. Pavarësisht se politika do të dëshironte ta ndalte apo ta gremiste diku. Çështjen e shoh se vetë forcat politike duhet të mësohen dhe të adaptohen me këtë situatë të re të krijuar. Nëse do të mbeten peng e zbatimit të vullneteve të lidrëve të tyre që duan ti përdorin si skudë mbrojtëse nga hetimet e drejtësisë për shkeljet e kryera ndër vita, këto parti politike do të rrezikojnë ti venë pas fatit të drejtuesve të inkriminuar. Çfarë po ndodh sot duhet shfrytëzuar nga spektri politik për ta përdorur Reformën në Drejtësi si një mundësi për të pastruar oborrin e brendshëm të tyre, të ndahen me të keqen dhe të ecin përpara në rrugën e demokratizimit të brendshmë të tyre si parti moderne. Kush nuk do ta bëjë dot këtë do të shuhet gradualisht duke u abandonuar gjithmonë e më tepër nga elektorati. Në një farë mënyre vetë reforma në drejtësi po ridimensionon vetë politikën.