Berisha reagon ashpër: Rama s’mund të vendosë për fatet e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, pas rrëzimit të rezolutës për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës në Kuvend.Ai gjithashtu firmosi edhe nismën për të thirrur Ramën në një interperlancë mbi deklarimet se nëse BE nuk çel negociatat, Shqipëria do shohë të tjera drejtime.

Ish-kryeministri Sali Berisha çdo ditë po shfaqet protagonist, duke sulmuar ashpër Ramën. Duke u nisur nga rrëzimi i rezolutës së propozuar nga PD për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë, Berisha e ka cilësuar Ramën si vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se Rama nuk mund të vendosë për fatet e një vendi. “Krime të rënda shtetërore rëndojnë mbi të. Merrni pak viktimat e Thumanës, shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Edi Rama dhe punonjësit e tij i lanë sikur të mos ishin njerëz në pallatet e shkatërruara. A janë këto krime të mirëfillta për të cilat sot nuk ka asnjë përgjegjës sepse i mbulon Edi Rama sepse kontrollon drejtësinë Edi Rama. A është ku një standard Europian, kërkon t’i emërojnë të tjerët kryetarin e Komunitetit Mysliman apo kryetarin e Opozitës. Ky nuk mund të luajë me fatet e këtij, dhe Vasal i Aleksandër Vuçiç. Tronditës ishte lajmi i cili vjen në tërësinë e vendeve që janë në luftë civile. Ka pasur më shumë vdekje se lindje dhe kjo është vepër e Edi Ramës synimi i largimit të shqiptarëve. Kanë lindur rreth dy mijë fëmijë më pak dhe ky është një poshtërim për shqiptar.”, tha Berisha. Ndërsa pyetjes së risjellja në vëmendje e kësaj rezolute pas kaq vitesh po nxit konfliktit mes Ballkanit, Berisha iu përgjigji: “S’ka pasur vetëm nga Kosova për mosvotim, ka pasur nga mbarë bota, ishte tronditëse e paimagjinueshme. Para dhjetëra mijëra nënave dhe motrave boshjake që ende ka prej tyre që nuk kanë gjetur eshtrat. Shqiptarët kanë bërë luftë të shkëlqyer në Bosnjë, por sot ka një regjim kriminel pa ndërgjegje njerëzore,. Kjo ka ushtuar , përkundrazi kjo rezolutë është ndërgjegjësues. Përse po armatoset Serbia? Po përgatitet për gjenocide të reja”-tha Berisha. Ai e cilësoi si antikombëtare qënrimin e mazhorancës duke mos votuar rezolutën që dënon genocidin serb në Bosnje, Berisha shkoi më tej kur theksoi në qëndrimin e tij se Rama është vasal i presidentit serb.

Kërkesë për mocion

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij në një konferencë për mediat njoftoi se është firmosur kërkesa për mocion për të zhvilluar debat në Kuvend, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave. Deklarata të cilat Berisha i cilësoi kërcënuese. “Deputetët e opozitë kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin drejtimit nëse nuk hapen negociatat.”, tha ish-kryeministri.Më tej ai formosi kërkesën dhe u shpreh se do të përballet me Ramën për këto qëndrime, që sipas tij e largojnë vendin nga rruga drejt BE-së. Në deklaratën e mocionit deputetët theksoijnë se “Kryeministri Edi Rama në Bruksel është shprehur: Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”. Ne, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e gjejmë këtë deklaratë të Kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes europiane të qytetarëve shqiptarë. Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT në Kuvend në lidhje këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të Kryeministrit Edi Rama në Bruksel”-thuhet në kërkesën për mocion, drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Lexo edhe :  Basha: Duhet urgjent vettingu për politikanët

Bersiha: ambasadorja po ndërhyn

Mbrëmjen e së enjtes, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për “Open” në ‘Neës24’ deklaroi se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së. Kaq mjaftoi që të vinte reagimi nga ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit pohoi në një konferencë me gazetarët se; “Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare”-tha Berisha Deklaratat e herëpashershme në drejtim të Berishës nga diplomatja amerikane vijnë pas shpalljes së tij non-grata nga DASH.

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV