G7 i bën thirrje Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet e G7 vazhdojnë t’i kërkojnë Rusisë t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, e cila sipas tyre ka shkaktuar një nga krizat më të këqija të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit. Përmes një deklarate të përbashkët, vendet e G7 i bënë thirrje Rusisë t’i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës

“Ne jemi të vendosur për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm të Rusisë, dhe përsërisim thirrjen tonë të vazhdueshme që Rusia t’i japë fund luftës dhe vuajtjeve dhe humbjeve të jetëve”, thuhet në deklaratën e vendeve të G7.

Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila sipas tyre ka shkaktuar një nga krizat më të këqija të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit.

“Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje të koordinuar shumëpalëshe për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të cenueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.

Ata theksuan rëndësinë e garantimit të sigurisë energjetike duke përshpejtuar tranzicionin energjetik, duke premtuar se do të promovojnë energjinë e pastër dhe do të investojnë më shumë në projektet e LNG-së për të reduktuar varësinë nga Rusia.

“Në këtë kontekst, ne e njohim rëndësinë e përshpejtimit të investimeve në projektet e zhvillimit, përfshirë projektet e LNG-së, dhe promovimin e përdorimit të energjisë së pastër për të reduktuar varësinë tonë nga energjia e Rusisë”, thonë vendet e G7.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV