I nxehti “pushton” Shqipërinë, sa shkojnë temperaturat javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani javën e ardhshme do të përfshihet nga një valë e nxehti Sahariane, çka do të bëjë që të kemi temperatura të larta në të gjithë rajonin.

Sa i përket Shqipërisë java e ardhshme do të sjellë temperatura që do të arrijnë deri në 30 gradë.

Ndërkohë gjatë ditës së mërkurë pritet që të kemi shtim të vranësirave të cilat do të sjellin dhe reshje lokale shiu.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Java që presim përpara pritet të jetë një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhi nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen me mot të kthjellët si dhe vranësirat e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira në malësitë e vendit do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.

Për ditën e Mërkurë pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Hera-herës këto reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve por në periudha afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Enjte si dhe ajo e Premte mbi vend depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Për të dyja ditët moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Të fundit

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

“Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në Uashington. Ajo dhe...

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV