Lufta e Dytë Botërore/ Trupat e Gruparmatës “B” marrin kryeqytetin belg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 17 maj të vitit 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania naziste sulmon dhe pushton kryeqytetin e Belgjikës, Brukselin…

…Më 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë. Me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë Gjermane në kufi, Hitleri do të hidhej në sulm kundra saj duke e pushtuar. Më 3 shtator të po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do të shpallnin luftë ndaj Gjermanisë. Shumë shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin luftë asaj gjithashtu. Francezët do të organizoheshin shumë ngadalë. Pas ofensivës në Saar, ata shumë shpejt do të hiqnin dorë dhe do të tërhiqeshin. Ndërsa Britania, e kujtuar pak vonë, nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar Poloninë që ndodhej nën sulm. Në 8 shtator, Gjermania Naziste do të arrinte në Varshavë, pas thyerjes së bujshme të mbrojtjes së dobët Polake.

Lufta rrufe

Pas rënies së Polonisë, Gjermania e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve 1939 dhe 1940 deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe Franca dhe Britania e Madhe kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” ose “Luftë-rrufe”.

Pushtimi i Danimarkës dhe Norvegjisë

Norvegjia dhe Danimarka do të binin në dorë të Gjermanisë Naziste, në 9 prill 1940. Sulmi mori emrin Operation Weserübung dhe kishte si synim pengimin e një zbarkimi të mundshëm të trupave aleate në këto zona. Danimarka ra pa asnjë rezistencë. Norvegjia nuk u dorëzua dhe luftimet filluan. Trupat Britanike të përgatitura për luftë, do të zbrisnin në veri të Norvegjisë. Vonë në korrik, trupat aleate do të pësonin disfatë dhe do të tërhiqeshin. Pas dorëzimit të Ushtrisë Norvegjeze, Gjermania do të kontrollonte pothuajse të gjithë Norvegjinë. Gjermania do të përdorte Norvegjinë si bazë për të dërguar karvanë ushtarake kundra Bashkimit Sovjetik.

Lexo edhe :  1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Pushtimi i Francës e Belgjikës

Më 10 maj 1940, Gjermania pushtoi Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Francën. British Expeditionary Force (Forcat Ekspeditëse Britanike), lëvizën për në Belgjikë duke planifikuar një luftim në veri, por gjithmonë duke ruajtur një distancë më Vija Maginot e ndodhur në jug. Megjithatë Aleatët nuk do të korrnin sukses. Ata do thyheshin nga sulmi Blitzkrieg. Megjithatë qyteti gjerman i Roterdamit u shkatërrua gjatë bombardimeve masive. Në fazën e parë të pushtimit, plani i Gjermanisë kundra Francës do quhej Fall Gelb. Grupi i Tankeve Gjerman të Wehrmacht, do të kalonte përmes Ardenes, që ishte një pyll i dendur. Aleatët në të vërtetë nuk menduan se një ushtri e armatosur ashtu si ajo Gjermane do mund të kalonte në një vend të tillë. Gjermanët do të thyenin vijën franceze në Sedan. Mendohet se rënia e kësaj vije u bë e mundur pasi mbrojtja përbëhej kryesisht nga trupa rezerviste. Gjermania vazhdoi më tutje në perëndim, duke kaluar nëpërmjet Francës Veriore, për të arritur më në fund Kanalin Anglez. Në këtë mënyrë, Aleatët do të ndaheshin në dy grupe. Ndërkohë, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda ranë shpejt nën sulmin e Grupit Ushtarak Gjerman B.

 

 

Të fundit

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin...

Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë:...

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Lajme të tjera

Web TV