Sot mbahet gjyqi i parë për krime lufte në Kiev, 21-vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 21-vjeçar është i pandehuri në gjyqin e parë për krimet e luftës që ushtria ruse ka kryer në Ukrainë.

Gjyqi po mbahet në Kiev, dhe Vadim Shishimarin akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në ditët e para të luftës. Nëse akuzat vërtetohen, atëherë djaloshi do kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, pasi rrezikon dënimin e përjetshëm. Sipas BBC, Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur dhe aty ka vrarë një burrë 62-vjeçar ukrainas që po lëvizte me biçikletë.

“Me këtë gjyq të parë, ne po dërgojmë një sinjal të qartë se çdo autor, çdo person që urdhëroi ose ndihmoi në kryerjen e krimeve në Ukrainë nuk do të shmangë përgjegjësinë,” tha prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova.

Rusia i ka mohuar gjatë gjithë kohës akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në Ukraina, ndërsa deri më tani mijëra civilë kanë humbur jetën. Përveç varreve të shumtë masivë të gjetur në të gjitha zonat ku ka pasur civilë, rasti më i rëndë ishte Bucha, qyteti ku trupat e rreth 400 civilëve u gjetën në mes të rrugëve pasi ushtria ruse u largua.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV